Flash

Lufton ndaj mafias/ Tentohet të përplaset me motor prifti i Romës

Lapsi.al 29 August 2023
Lufton ndaj mafias/ Tentohet të përplaset me motor prifti i Romës

Mediat italiane raportojnë një ngjarje të rëndë të ndodhur pasditen e kësaj të marte në Romë. Një person ka tentuar të godasë qëllimisht me motor priftin Don Antonio Coluccia. Ai u sulmua në Tor Bella Monaca, gjatë një tubimi me pishtarë në rrugë kundër mafias ku kërkohej më shumë rend dhe siguri për qytetarët.

Ngjarja ndodhi në një nga sheshet më të mëdha të tregtisë së drogës në Itali. Sulmuesi, i cili tentoi ta përplaste priftin me një motor skuter, u qëllua në krah nga një prej oficerëve të shoqërimit të priftit. Një tjetër polic mbeti i plagosur teksa tentoi të bllokonte agresorin me skuter. Në fund ai u ndalua dhe u dërgua në spital. Agresori i identifikuar si Simone D.P., është një kriminel që prej vitit 1995.

"Agresioni nuk do të më ndalojë. Unë do të vazhdoj betejën time që po bëj kundër krimit që kontrollon sheshet e trafikut të drogës në San Basilio, Quarticciolo dhe Tor Bella Monca" – ishin fjalët e priftit që lufton kundër mafias në telefon me Ministrin e Brendshëm, Matteo Piantedosi dhe shefin e policisë Vittorio Pisani. Ata e telefonuan për t'u siguruar për gjendjen e tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në Parkun Kombëtar të Lurës

Efektivët e Forcës Ajrore dhe helikopteri Cougar janë nisur menjëherë për në Parkun Kombëtar të Lurës, pas kërkesës së autoriteteve vendore të Dibrës për vënien...

19:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI