Flash

Me mbi 11 mijë euro të padeklaruara në kufi, ndalohet një grua në Kakavijë

Lapsi.al 29 August 2023
Me mbi 11 mijë euro të padeklaruara në kufi, ndalohet një

Një 39 vjeçare është proceduar penalisht pasi nuk deklaroi paratë në kufi. K.Q 39 vjeçe tentoi të nxirrte nga vendi ynë 11 150 euro. 39 vjeçarja i kishte fshehur paratë në çantë.

Njoftimi i policise Gjirokastër:

PKK Kakavije/Angazhim maksimal i shërbimeve të Policisë Kufitare, për të menaxhuar fluksin në hyrje/dalje, si dhe për të parandaluar dhe për të goditur krimet kufitare.

Goditet 1 rast i mosdeklarimit të të hollave. Sekuestrohen 11 150 euro. Procedohet penalisht 39-vjeçarja që nuk i deklaroi në dalje të RSh-së.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, në bashkëpunim me autoritetet doganore, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, është konstatuar dhe goditur 1 rasti i mosdeklarimit të të hollave.

Në bazë të analizave të riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasja K. Q., në çantën e së cilës u gjetën 11 150 euro që kjo shtetasje po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar siç e përcakton ligji.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. Q., 39 vjeçe, banuese në Berat, si dhe u sekuestrua shuma e parave.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Të këshilluara

Shiu largon pushuesit nga Vlora

Dita e sotme ka sjellë përkeqësim të kushteve të motit në vend. Rikthimi i reshjeve ka larguar qytetarët nga plazhi. Sot në bregdetin e Vlorës gjen pak pushu...

16:40

DiCaprio jo më në jetën e Gigi Hadid

Gigi Hadid u pa duke u larguar nga një festë në Los Angeles të shtunën mbrëma me producentin muzikor Cole Bennett. Modelja 28-vjeçare dhe producenti muzikor u p...

11:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI