Flash

Pavard mbërrin në Milano, i paduruar të nisë aventurën zikaltër: "Arriti Benji, interisti"

Lapsi.al 29 August 2023
Pavard mbërrin në Milano, i paduruar të nisë aventurën

Benjamin Pavard ka zbarkuar tashmë në Milano, gati për të nisur zyrtarisht aventurën te Inter. Mbrojtësi francez mbërriti në aeroportin Linate rreth orës 20:00, duke artikuluar fjalët “Forza Inter” para tifozëve. Mbrojtësi duket i paduruar, pasi që në fluturim kishte publikuar një histori në Instagram me ngjyrat zikaltër: “Arriti Benji, interisti”. Në orët e para të pasdites, Bayern Munich kishte dhënë dritën jeshile për përfundimin e marrëveshjes. Shifra është ajo e 30 milionë euro plus 2 bonuse. Të mërkurën ai do t'i nënshtrohet testeve të zakonshme mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me vlerë 5 milionë euro në sezon.

Lexo më tej: Pavard vishet zikaltër, Bayern i dorëzohet ultimatumit: francezi mbërrin në mbrëmje në Milano

Negociatat me Bayern Munich dukej se ishin bërë lajtmotivi i kësaj merkato shumë të nxehtë të transferimeve të verës për Inter. Zikaltërve iu desh të "luftonin" gjatë gjithë korrikut me klubin bavarez për të marrë Sommer. Pas tratativave me portierin zviceran, që më pas zbarkoi në Milano, pavarësisht tentativës së dështuar për ulje çmimi, 'lufta' u përsërit edhe për Pavard. Benji donte të kalonte te Inter dhe në javën e fundit të Bundesligës nuk ishte thirrur për ndeshjen. Klubi bavarez kërkoi edhe disa orë të tjera kohë për të garantuar mbulimin në rolin e Pavard. Kjo kërkesë i kishte bërë zikaltërit të paduruar, por pritja tashmë mori fund.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI