Flash

Pavard vishet zikaltër, Bayern i dorëzohet ultimatumit: francezi mbërrin në mbrëmje në Milano

Lapsi.al 29 August 2023
Pavard vishet zikaltër, Bayern i dorëzohet ultimatumit: francezi

Më në fund gjithcka është e kryer për kalimin e Benjamin Pavard te Inter. Pasi zikaltrit vendosën për sot afatin e fundit për ardhjen e mbrojtësit nën urdhërat e Simone Inzaghi, Bayern Munich dha dritën jeshile për përfundimin e marrëveshjes. Transferimi do të bëhet në bazë të 30 milionë euro plus 2 bonus. E Pavard është gati të largohet nga Gjermania dhe Bavaria, me mbrojtësin që pritet në mbrëmje në Milano. Nesër, duke përjashtuar befasitë e minutës së fundit, francezi do t'i nënshtrohet testeve të zakonshme mjekësore. E më pas do të nënshkruajë një marrëveshje pesëvjeçare me vlerë 5 milionë në vit.

Negociatat me Bayern Munich dukej se ishin bërë lajtmotivi i kësaj merkato shumë të nxehtë të transferimeve të verës për Inter. Zikaltërve iu desh të "luftonin" gjatë gjithë korrikut me klubin bavarez për të marrë Sommer. Pas tratativave me portierin zviceran, që më pas zbarkoi në Milano, pavarësisht tentativës së dështuar për ulje çmimi, 'lufta' u përsërit edhe për Pavard. Lojtari donte të kalonte te Inter dhe në javën e fundit të Bundesligës nuk ishte thirrur për ndeshjen. Klubi bavarez kërkoi edhe disa orë të tjera kohë për të ndërtuar negociata të tjera për të garantuar mbulimin në rolin e Pavard. Kjo kërkesë i kishte bërë zikaltërit të paduruar, por pritja tashmë mori fund.

Lexo më tej: Bayern Munich pengon me çdo mënyrë Pavard, francezi shënjestrohet nga tifozët bavarezë për një foto

E në fund të një takimi tjetër mes dy palëve drejtuesve, erdhi miratimi. Pavard ka tani valixhet në dorë për të fluturuar në Milano. Inter, nëse dështonte akordi, kishte vendosur të mbulohej me planin B: Tanganga, Schuurs dhe Chalobah.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI