Flash

Penalltia e mohuar Bolonjës, Rocchi mban premtimin: audio Di Bello-VAR do të bëhet publik

Lapsi.al 29 August 2023
Penalltia e mohuar Bolonjës, Rocchi mban premtimin: audio Di Bello-VAR do

Pas polemikave të fuqishme që shpërthyen pas Juventus-Bolonja, dizenjatori Rocchi kishte premtuar se gjithcka do të ishte transparente. E kështu do të ndodhë. Audio mes arbitrit Di Bello dhe atij VAR Fourneau, për penalltinë tashmë të famshme të mohuar ndaj Bolonjës në ndeshjen e së dielës së kaluar kundër Juves, do të jetë tema kryesore e konferencës më 1 shtator në Coverciano. Në këtë konferencë, arbitrat do të bëjnë një bilanc të dy javëve të para të Serie A.

Sipas La Repubblica, në fakt do të bëhet publike biseda mes tyre, pas ndërhyrjes së Iling-Junior mbi Ndoye. Mungesa e thirrjes nga VAR, pas vlerësimit të gabuar të Di Bello në fushë, u konsiderua nga krerët e arbitrimit si një "gabim i dukshëm" që sigurisht do të çojë në ndalimin e Di Bello dhe arbitrit të Var.

Lexo më tej: Video/ Bolonja e tërbuar për penalltinë e mohuar, arbitri Di Bello sqaron: "E pashë mirë, ranë bashkë"

Në pritje që FIGC të mbyllë marrëveshjen për audion në Dazn, është e drejtë e dizenjatorit Rocchi të përdorë audion për qëllime edukative, domethënë të shpjegojë në detaje çdo gabim dhe arsyen pse ato janë kryer. Ndaj e premtja duhet të jetë radha e episodit të Stadium, padyshim ai më i inkriminuari (por jo i vetmi...) i javës së fundit të kampionatit.

[video width="498" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/08/l7nGz.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI