Flash

Përplasje në Bruksel/ Von der Leyen kundër Michel për zgjerimin në 2030-ën

Lapsi.al 29 August 2023
Përplasje në Bruksel/ Von der Leyen kundër Michel për

Komisioni Evropian hodhi poshtë këtë të martë objektivin e shprehur vetëm një ditë më parë nga kreu i Këshillit Europian, Charles Michel për zgjerimin e BE-së në 2030-ën. Dy institucionet kryesore të Bruksel u përplasën përsëri pasi “qeveria e BE-së” doli kundër vërejtjeve të presidentit të Këshillit Evropian se blloku duhet të jetë gati të pranojë anëtarë të rinj në vitin 2030.

“Ne nuk jemi të fokusuar në një datë, por të fokusuar në punën shumë të ngushtë me vendet kandidate për t'u përgatitur për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian” - tha zv.zëdhënësja e Komisionit, Dana Spinant në një konferencë të përditshme për shtyp këtë të martë. Ajo shtoi se Michel nuk ishte konsultuar me Presidenten e Komisionit, Ursula von der Leyen rreth përmbajtjes së fjalimit të tij të zgjerimit të hënën në një konferencë në Bled të Slloveni.

Mosmarrëveshja e fundit publike midis von der Leyen dhe Michel, të quajtur "çifti i çuditshëm i Evropës" për marrëdhëniet e tyre të vështira vjen teksa tema e zgjerimit të BE-së është rihapur vrullshëm në Bruksel. Gjithashtu të hënën, presidenti francez Emmanuel Macron sugjeroi për një BE "më të shpejtë" në lidhje me pranimin e vendeve kandidate. Disa vende të Ballkanit kanë pritur vite për t'u anëtarësuar në BE. Sipas kuadrit ligjor, ata duhet të plotësojnë një sërë kërkesash përpara se kjo të bëhet e mundur.

Udhëheqësit e BE-së do t'i përkushtohen kësaj teme në një samit të ardhshëm në tetor, pasi lufta në Ukrainë ka ringjallur debatin mbi zgjerimin e bllokut. 8 vende janë duke pritur anëtarësimin, duke përfshirë Ukrainën dhe Moldavinë, të cilave iu dha statusi i kandidatit vitin e kaluar ndërsa janë rritur presionet për të hapur bisedimet e pranimit për Ukrainën deri në fund të këtij viti. Spinant këmbënguli se zgjerimi është një "proces i bazuar në merita" dhe se vendet kandidate duhet të lejohen të anëtarësohen vetëm pasi të përmbushin kriteret e hyrjes në BE. ©Politico.eu, LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në Parkun Kombëtar të Lurës

Efektivët e Forcës Ajrore dhe helikopteri Cougar janë nisur menjëherë për në Parkun Kombëtar të Lurës, pas kërkesës së autoriteteve vendore të Dibrës për vënien...

19:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI