Flash

Përplasjet për zgjerimin/ Tallet sërish Rama: Më mirë në autobusin e BE se në një avion rus

Lapsi.al 29 August 2023
Përplasjet për zgjerimin/ Tallet sërish Rama: Më mirë

Komisioni Europian kundërshtoi propozimin e kreut të Këshillit Europuian, Charles Michel për zgjerimin e unionit në 2030-ën. “Ne nuk jemi të fokusuar tek data, por të fokusuar në punën e ngushtë me vendet kandidate që përgatiten për t’ju bashkuar BE-së”, - tha zëdhënësja e KE-së. Ajo nënvizoi se Michel nuk u konsultua me Von der Leyen për deklaratën e bërë në Bled të Sllovenisë. Pas këtyre përplasjeve ka reaguar kryeministri Edi Rama. Ai ka ironizuar deklaratën e Komisionit Europian duke e paralelizuar pro-evropianizimin e vendeve të rajonit me vrasjen e ish-liderit të Wagner.

“Po sigurisht, kjo është arsyeja pse autobusi nuk mund të bëhet kurrë aeroplan… Gjithsesi më besoni, në gjendjen aktuale të punëve të jashtme, të qëndrosh në autobusin e BE-së edhe pa ndenjëse është më e sigurt se të ulesh në një aeroplan rus, sepse udhëtimi mund të jetë shumë i ngadaltë dhe destinacioni ynë shumë larg, por një gjë është e sigurt si vdekja: Ky autobus nuk do të përplaset kurrë NË BE” -shkruan Rama në Twitter.

"Komisioni Evropian nuk është i përqendruar në afate kohore në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian por për t’i ndihmuar vendet kandidate për të përparuar në këtë proçes". Nëpërmjet kësaj deklarate ditën e martë zëdhënësja e KE-së, Dana Spinat tregoi se nuk ndan propozimin e Presidentit të Këshillit, Europian Charles Michel që viti 2030 të caktohet si afat deri kur vendet e tashme kandidate dhe BE-ja të jenë të gatshme për zgjerim. /LAPSI.al

LEXO ME SHUMË: Përplasje në Bruksel/ Von der Leyen kundër Michel për zgjerimin në 2030-ën

Të këshilluara

Zjarr në Parkun Kombëtar të Lurës

Efektivët e Forcës Ajrore dhe helikopteri Cougar janë nisur menjëherë për në Parkun Kombëtar të Lurës, pas kërkesës së autoriteteve vendore të Dibrës për vënien...

19:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI