Flash

Sterilizimi/ Rama del garant për pagesat e biznesmenit të burgosur Ilir Rrapaj

Lapsi.al 29 August 2023
Sterilizimi/ Rama del garant për pagesat e biznesmenit të burgosur

Kur vendosi burgosjen e zv.ministrit Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj për abuzimet me paratë e koncensionit të sterilizimit, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kërkoi ndërprerjen e koncesionit para afatit. Në vendimin e firmosur nga gjyqtari Erion Bani abuzimet në tenderin 100 milionë euro ishin të tilla që sterilizimi duhet ndalur menjëherë.

Në pikën 20 të vendimit, gjykatësi sugjeron se një kopje t’i dërgohet Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë për “marrjen e masave për ndjekjen e rrugës ligjore për konstatimin e pavlefshmërisë së kontratës koncesionare datë 2 dhjetor 2015 të lidhur mes Ministrisë së Shëndëtësisë, përfaqësuar nga Ministri Z.Ilir Beqaj dhe shoqërisë “Sani Service” sh.p.k. të përfaqësuar nga administrator Admir Daca"

Vendimi i Banit, që përfshin nisjen edhe nisjen e hetimit për Ilir Beqajn dhe Shkëlqim Canin u pasqyrua gjerësisht në media.

Udhëzimi që jepet në këtë vendim për ta ndërprerë sterilizimin u kundërshtuan nga kryeministri Edi Rama, që ishte sot në ambjentet e spitalit Shefqet Ndroqi. Bashkë me mjekët ai vizitoi një nga 17 centralet e reja të krijuara falë PPP-së së sterilizimit, ku ri-investimi i instrumenteve të rinj pritet kryhet në vitin e 7-të të këtij partneritetit, pra këtë vit.

“Kur ndodhi në fillim ajo që u lajmëruan masat e sigurisë, për atë grupin që ka bërë procesin, kam marrë disa mesazhe. Por më shumë sesa pak mesazhe nga mjekë, që edhe ndonjë as nuk e njihja, se ishin të gjithë të shqetësuar se mos sekuestrohet dhe mos bllokohet kjo gjë. Dhe, ku do shkojmë? Dhe kjo nuk është fare pjesë e kësaj gjëje. Dhe nuk ka shanse, sepse qëllimi jonë i përbashkët dhe arsyeja që e kemi bërë këtë, ka qenë që t’ju japim, ju në dorë instrumentet e klasit më të lartë sot dhe janë të klasit më të lartë sot. Nuk ka qenë që hajde të bëjmë këtë dhe pastaj ju kapni ça të kapni. Kush sheh me këtë rast ‘’kapni ça të kapni’’, ka tjetër drejtim, atje ku e dimë” – u shpreh Rama.

Me këtë vizitë, Rama jep një mesazh të dyfishtë. Në njërën anë për drejtuesin e ILDKP, që të mos i bindet urdhrit të gjykatës. Në anën tjetër për biznesmenin e burgosur Ilir Rrapaj që paratë të vazhdojnë të kalojnë tek ai dhe ortakët e tij.

Lexo edhe: Rama lan duart me Ilir Beqen, “kush kapi mandarina rrugës, do paguajë”

Lexo edhe: Keqpërdorimi/ Ilir Beqaj nxjerr videot e doktorëve pro sterilizimit

Lexo edhe: VIDEO/ Si e mbronte Rama koncensionin e sterilizimit: Nuk i fusim duart në xhepat e qytetarëve!

Ky qëndrim i Ramës, që këmbëngul se paratë e taksave tona duhet të vazhdojnë të kalojnë tek biznesmeni i burgosur Ilir Rrapaj, të kujton të njëjtën situatë me atë të inceneratorëve.

Edhe pse Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja ishin shpallur në kërkim, qeveria Rama nuk i ndali pagesat deri kur inceneratori i Tiranës u vu nën sekuestro nga SPAK.

Vetëm se në Sharrë nuk ekziston asnjë incenerator  dhe sa më parë të ishin ndërprerë pagesat, aq më shumë para do të ishin kursyer nga buxheti i shtetit. Kostot e fryra të sterilizmit kanë qenë shpeshherë problem për spitalet dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Për vitin 2018 kompanisë private iu paguan 17 milionë euro, nga 10 milionë që ishte parashikuar në kontratë. Për këtë, në vitin 2019 të gjithë spitalet e vendit u urdhëruan të ulin operacionet e planifikuara, në dëm të pacientëve që kishin nevojë për t'u operuar./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI