Flash

Taylor Swift rikthen situatën me Kanye West në VMA 2009

Lapsi.al 29 August 2023
Taylor Swift rikthen situatën me Kanye West në VMA 2009

Taylor Swift ka sulmuar së fundmi  Kanye West për ndërprerjen e tij famëkeqe të fjalimit të saj gjatë  VMA  në vitin 2009.

Në pamjet që qarkulluan në mediat sociale të hënën, këngëtarja përmendi reperin gjatë setit "Evermore" të shfaqjes së saj të katërt në stadiumin Foro Sol të Mexico City. "Është mënyra më e mirë për t'u ndërprerë, meqë ra fjala, me njerëzit që thërrasin emrin tuaj," i tha Swift turmës kur iu desh të ndalonte së foluri pasi audienca nisi të bërtiste. "Është me të vërtetë e vetmja mënyrë për t'u ndërprerë," shtoi kantautorja.

Komenti i saj i dukej se i referohej  West kur ajo doli në skenë për të pranuar trofeun e videos më të mirë për "You Belong With Me" mbi një dekadë më parë. Ndërsa artistja u shpreh në vitin 2009 se ishte gjithmonë një "ëndërr" e saj të fitonte, Kanye ia rrëmbeu mikrofonin nga duart për të deklaruar se Beyonce duhet ta kishte fituar çmimin në vend të kësaj. “Jo, Taylor, jam shumë i lumtur për ty, do të të lë të mbarosh. Më pas ai ia ktheu mikrofonin  Taylor e cila ishte e tronditur.

Edhe pse ai më vonë pretendoi se e kishte thirrur këngëtaren për të kërkuar falje, ata rindezën grindjen e tyre në 2016. Në atë kohë, stilisti Yeezy publikoi "Famous", në të cilën ai thonte, "Më duket sikur unë dhe Taylor mund të bëjmë se*s / Pse? E bëra të famshme atë kur*ë.” Ndërsa ajo pohoi se  nuk i dha kurrë leje atij përtekstin, ish-gruaja e tij, Kim Kardashian, me sa duket hodhi poshtë akuzat e saj duke publikuar një video provë të bisedës së tyre./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI