Flash

Video/ Kapiteni i Newcastle, Lascelles përfshihet në një sherr të egër: e qëllojnë me një shishe vodka

Lapsi.al 29 August 2023
Video/ Kapiteni i Newcastle, Lascelles përfshihet në një sherr

Për Newcastle gjërat nuk duket se po shkojnë mirë në kampionat. Vetëm një fitore e dy humbje në tre ndeshje për Magpies, por problemi nuk është vetëm në fushë. Situata e tensionuar reflektohet edhe jashtë kuadratit të gjelbër. Kapiteni i bardhezinjve Jamaal Lascelles është përfshirë në një sherr të egër, nga ku ka shpëtuar mirë vetëm me disa gërvishtje.

Ngjarja ka ndodhur jashtë një klubi nate në Newcastle më 19 gusht, pas disfatës ndaj Manchester City. Jamaal Lascelles (në video me një bluzë të zezë dhe jeshile pa mëngë) dhe grupi i tij u afruan jashtë klubit dhe më pas për arsye të paqarta aty kishte nisur sherri. Lascelles, sipas raportimeve të Times, u godit në vesh dhe doli nga rrahja me disa gërvishtje, pasi iu shmang fatmirësisht edhe një shishe vodka, të hedhur drejt tij.

Një hetim i policisë është duke u zhvilluar pas incidenti jashtë një klubi nate, ku kapiteni i klubit të Newcastle, Jamaal Lascelles, dhe grupi i tij thuhet se janë sulmuar. Sipas raportimeve, vëllai 19-vjeçar i lojtarit u godit me bërryl në kokë. Një anëtar tjetër i grupit të tyre u rrëzua pa ndjenja gjatë asaj që policia e Northumbria e quajti "çrregullim". Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit të së dielës në qendër të qytetit të Newcastle.

Gjithashtu u raportua se Lascelles dhe grupi i tij u kërcënuan se do të qëlloheshin me armë. Djaloshi që u rrëzua pa ndjenja kërkoi trajtim spitalor. Sipas asaj që mësohet ai kishte marrë një goditje në fytyrë. U raportua edhe se Lascelles u godit me grusht në pjesën e pasme të kokës. Asnjë arrestim nuk është bërë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI