Flash

Çmenduri, Barcelona bllokon Joao Cancelo në aeroport: motivi është i bujshëm

Lapsi.al 30 August 2023
Çmenduri, Barcelona bllokon Joao Cancelo në aeroport: motivi

E bujshme ajo që ndodhi në Barcelonë në orët e vona të pasdites së sotme. Pasi arritën një marrëveshje me Manchester City për të marrë në huazim Joao Cancelo, blaugranat bllokuan mbrojtësin në momentin e fundit. Portugezi në atë moment ishte në aeroport, në pritje të nisjes për në Spanjë.

PËRSE U BLLOKUA CANCELO NË AEROPORT

Arsyet e ndalimit mund t'i atribuohen problemeve ekonomike me të cilat Barcelona përballet prej disa kohësh. Në atë që kuptohet, klubi nuk ka siguruar burimet e nevojshme për të përfunduar operacionin. E, për rrjedhojë, aktualisht nuk do të ishte e mundur që Joao Cancelo të regjistrohej.

Lexo më tej: “Pas bisedës me Guardiolën u largova nga City”: Cancelo tregoi fjalët që iu thanë

CANCELO-BARCELONA, SHKATËRROHET GJITHÇKA?

Lajmi u raportua nga The Athletic, i cili tregoi historinë. Sipas raportimeve, Cancelo u njoftua me telefon nga blaugranat teksa ishte në aeroportin e Lisbonës, duke u nisur për në Barcelonë. Për momentin marrëveshja mbetet pezull, në pritje të lëvizjeve të ardhshme të Barcelonës. Katalanasit, siç kanë bërë në të kaluarën, mund të kërkojë një hua të mëtejshme bankare për të mbyllur marrëveshjen. Në fund të merkatos së transferimeve ka pak më shumë se 48 orë (në Spanjë mbyllet në orën 22:00 të premten 1 shtator) dhe, në këtë drejtim, mbetet vetëm të presim për zhvillime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI