Flash

Egnatia kërkonte 400 mijë euro, Redi Kasa përfundon në huazim te Olimpija Ljubjana: prapaskenat e akordit

Lapsi.al 30 August 2023
Egnatia kërkonte 400 mijë euro, Redi Kasa përfundon në
Redi Kasa do të luajë këtë sezon me kampionët e Sllovenisë Olimpija Ljubjana. Akordi me Egnatian është në huazim, me të drejtën e blerjes së klubit slloven. Redi Kasa ishte një nga lojtarët më të spikatur të sezonit të kaluar te Egnatia. Perfomancat e sulmuesit anësor kishin tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, edhe të huaja. Presidenti Agim Demrozi kishte vendosur gjithnjë një çmim prej 400 mijë eurosh për tu ulur në bisedime për Kasën. Në këtë pikë, bëhet e çuditshme ulja e pretendimeve të Egnatias për lojtarin, aq sa klubi ta pranojë huazimin. Olimpija Ljubjana do të ketë të drejtën e blerjes, por nëse sezonin e ardhshëm kampionët e Sllovenisë vendosin ta ushtrojnë këtë të drejtë, Egnatia do të ruajë 30% të vlerës së kartonit të lojtarit, në rast së një rishitje. Lajmi është përcjellë nga vetë klubi i Olimpjas së Ljubjanës për mes faqes zyrtare në “Twitter”. Lexo më tej:"Vëzhguesit e Fenerbahce në Elbasan Arena": për Egnatian Redi Kasa vlen 400 mijë euro

POSTIMI NË TWITTER I OLMIPIJA LJUBJANA

“Redi Kasa, mirësevjen në Ljubjanë! Sulmuesi 21-vjeçar vjen në huazim me të drejtë blerjeje. Së fundmi ishte pjesë e KF Egnatias dhe në të shkuarën e Parmës në Itali. Ai mund të luajë në majë të sulmit dhe në krahun e djathtë”, ka njoftuar klubi Olimpja Ljubjana.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI