Flash

Mavuba i kthehet keq Messit e mbron PSG: "Nuk e donte askush, nuk duhet ta harrojë"

Lapsi.al 30 August 2023
Mavuba i kthehet keq Messit e mbron PSG: "Nuk e donte askush, nuk duhet ta

Në kohën kur në Majemi të gjithë e shohin si idhull, në Paris nuk është e njëjta gjë për Lionel Messi. Pas gjithë komplimenteve që vërshuan mbi Pleshtin javët e fundit për paraqitjet e tij brilante në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka edhe nga ata që drejtojnë gishtin drejt yllit të Inter Miami. Konkretisht Rio Mavuba, ish-mesfushori francez i Lille, ka komentuar mjaft ashpër deklaratat e argjentinasit për lamtumirën e tij nga PSG.

MAVUBA: "NUK E DONTE ASKUSH, VETËM PSG. NUK DUHET TA HARROJË"

Këto janë fjalët e francezit të publikuara nga Telefoot dhe të raportuara nga ITASportPress: "Ai duhet të kujtojë se kur askush nuk e donte, PSG trokiti në derën e tij. Pikërisht kur Barça e tij e dashur nuk mund t'i paguante rrogën. Ai nuk duhet ta harrojë këtë".

Messi: “Kanë kaluar dy vite të vështira. Unë dhe familja ime nuk kemi qenë mirë”

Ditët e fundit, siç raporton Tuttosport, Messi ishte shprehur kështu në lidhje me lamtumirën me PSG-në dhe, më pas, transferimin në Majemi: “Ishte një vendim familjar. Kaluam dy vite të vështira, nuk ishim mirë, na kishte kushtuar. Ishte për t'u kthyer disi aty ku ishim, kur ndodheshim në Barcelonë. Për të shijuar ditën, fëmijët, që familja të jetë mirë, që unë të shijoj sportin dita-ditës, gjë që nuk ka ndodhur për shumë kohë. Lumturia ime ka qenë gjithmonë të luaja futboll dhe të argëtohesha me atë që më pëlqente i vogël, me atë që jam zbavitur gjatë gjithë jetës sime. E sot mund ta bëj këtu. Jam kthyer për të shijuar pak atë që kisha humbur".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI