Flash

Me 21 kg eksploziv me vete, ushtari i Admir Tafilit ishte nisur për atentat në Fier

Lapsi.al 30 August 2023
Me 21 kg eksploziv me vete, ushtari i Admir Tafilit ishte nisur për atentat

Albi Mecini është arrestuar ditën e sotme nga policia, pasi u kap me 21.3 kilogramë lëndë plasëse artizanale, me të cilën dyshohet se do të kryente një atentat ndaj një personi të botës së krimit në Fier. Po kështu me vete atij iu gjetën edhe dy shishe benzinë. Albi Mecini konsdierohet si një ndër njerëzit më të besuar të Admir Tafilit, të cilin në vitin 2013 e ndihmoi të arratisej edhe nga burgu i sigurisë së lartë, në Drenovë. Policia dyshon se 29-vjeçari është autori i zhdukjes së Leonard Thodori dhe Ftmir Sulollarit në Sarandë. Mecini rezulton me precedent të theksuar kriminal edhe jashtë shtetit, në Angli dhe Francë, për trafikim droge dhe krime kundër personit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI