Flash

Nick Carter akuzohet për sulm sek*ual

Lapsi.al 30 August 2023
Nick Carter akuzohet për sulm sek*ual

Këngëtari i Backstreet Boys, Nick Carter është në telashe me ligjin pasi u akuzua për sulm seksual ndaj një vajze 15-vjeçare. Padia u ngrit në Clark County, Gjykata e Qarkut në Nevadaakuzon Carter për sulm seksual ndaj një vajze nga Pensilvania në vitin 2003, kur ai ishte rreth 22-23 vjeç.

Akuzuesja, e cila prezantohet si ‘AR’, pretendon se ajo është sulmuar disa herë, duke përfshirë një herë në kabinën e një jahti luksoz. Sipas dokumenteve, Carter e udhëzoi atë që të mbante sekret atë që ndodhi nga të gjithë.

Përveç incidentit në jaht, padia përshkruan sulme të tjera, duke përfshirë një në një autobus dhe një tjetër në një varkë. Përveç kësaj, gruaja e akuzon atë se i ka siguruar alkool dhe drogë kur ishte e mitur, duke e joshur në jahtin e tyre.

Ajo pretendon se Carter i dha asaj virusin papilloma humane (HPV). Edhe pse ajo i kishte raportuar më parë incidentet si adoleshente tek nëna së saj ashtu edhe tek autoritetet lokale në Pensilvani, Carter nuk u akuzua kurrë për veprimet e tij.

Avokatët e tij theksuan se pretendimet e vajzës ishin hetuar më parë dhe ishin gjetur të pabaza nga autoritetet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI