Flash

PAMJET/ Uragani “Idalia” përplaset në Florida, 2 viktima dhe shkatërrime

Lapsi.al 30 August 2023
PAMJET/ Uragani “Idalia” përplaset në Florida, 2 viktima

Uragani “Idalia” i shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta mbërriti në Florida dhe Georgia-n juglindore duke shkaktuar menjëherë 2 viktima, shkatërrime dhe përmbytje të shumta. Autoritetet në Florida janë duke u përpjekur të bënë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në zonat më të goditura.

Pamjet nga zona treguan ujërat e oqeanit duke vërshuar mbi autostrada dhe lagje të banuara. Më shumë se 75 njerëz janë shpëtuar nga përmbytjet në zona të rrezikuara. Duke marrë forcë nga ujërat e ngrohta të Gjirit të Meksikës, “Idalia” lëshoi erëra shkatërruese dhe shira të rrëmbyeshëm duke shkaktuar përmbytje deri në 5 metra përgjatë bregut të Gjirit të Floridës.

Gjatë pasdites së të mërkurës, epiqendra u zhvendos nga Florida, tha guvernatori Ron DeSantis në një konferencë për shtyp. Më herët të mërkurën, ai paralajmëroi se shanset për t'i mbijetuar një stuhie në zonat kritike nuk ishin të mëdha ndaj ai bëri apel që të gjithë të qëndronin në katet e treta të banesave ose të evakuoheshin. 2 shoferë humbën jetën në aksidente të ndara në mëngjes.

Më shumë se 280 mijë shtëpi dhe biznese janë pa energji në Florida që nga mesdita dhe 160 mijë klientë u prekën në mënyrë të ngjashme në Georgia. Presidenti i SHBA, Joe Biden tha se diskutoi me DeSantis për situatë. Guvernatori është në garë për nominimin republikan për të sfiduar Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Megjithatë Biden u tha gazetarëve se "kjo nuk ka të bëjë me politikën, ka të bëjë me kujdesin për njerëzit”. Ky është uragani i katërt i madh që godet Floridën në 7 vitet e fundit, pas “Irma” në 2017, “Michael” në 2018 dhe “Ian” i cili arriti kulmin shtatorin e kaluar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Korçë, dy të arrestuar për vjedhje

Është ndaluar 37-vjeçari me inicialet A.H, i cili ishte në kërkim për vjedhjen e një televizori dhe disa orendive shtëpiake, në banesën e një 44-vjeçareje. G...

20:30

DW: Mali i Zi në darën e një kredie kineze

Një kredi gjigande kineze për të ndërtuar një autostradë i hapi telashe Malit të Zi. Por kjo ndodh me shumë projekte kineze të "Rrugës së Re të Mëndafshit. Kina...

20:24

Rama: Kërcënimet e Greqisë janë antike

Në një intervistë për median greke ERT News, kryeministri Rama përsëriti edhe njëherë se çështja Bejleri dhe afati për betimin e tij si kryebashkiak i Himarës, ...

18:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI