Flash

PO NDODH TANI/ Shikoni fenomenin e rrallë “Super-Hëna blu”

Lapsi.al 30 August 2023
PO NDODH TANI/ Shikoni fenomenin e rrallë “Super-Hëna blu”

Hëna më e madhe dhe më e ndritshme e vitit do të jetë pikërisht mbrëmjen e kësaj të mërkure. Fenomeni do të shihet nga mbarë bota. Do të jetë një shans i rrallë për të parë atë që njihet si “Super-Hëna blu”. Rasti i fundit ishte në vitin 2009. Një “Hënë blu” ndodh kur në një vit ka 13 Hëna të plota në vend të 12 të zakonshmeve.

Nëse qiejt janë të kthjellët Super-Hëna blu mund të shihet edhe në Shqipëri. Të sqarohemi që në fillim. Hëna nuk do të ketë ngjyrën blu. “Hëna blu” është quajtur kështu vetëm sepse ky fenomen nuk bën pjesë në skemën e zakonshme të Hënave. Nëse do ta shihni, Hëna këtë të mërkurë do të jetë më e madhe dhe më e shndritshme për shkak se ndodhet në pikën më të afërt me Tokën në orbitën e saj.

Kultura të ndryshme në mbarë botën u japin emra Hënave të plota. Një Hënë e plotë në përgjithësi ndodh një herë në muaj, që do të thotë se një vit mesatar ka 12. Por fazat e Hënës në fakt kërkojnë 29.5 ditë për të përfunduar, ose 354 ditë për 12 cikle. Kjo do të thotë se afërsisht çdo dy vjet e gjysmë, shihet një Hënë e plotë e 13-të.

Ngaqë është aq e rrallë ka dalë shprehja “një herë në hënë”. Hëna e fundit blu ishte në gusht 2021 dhe hëna tjetër do të jetë në 2026. Por kombinimi i një “Hëne blu” dhe “super Hënës” është shumë më i rrallë dhe do të duhet të presim deri në vitin 2037 për ta parë atë përsëri.

Si të shihni super-hënën blu?

Asnjë pajisje speciale nuk është e nevojshme për të vëzhguar pamjen. Mjafton të ngrini kokën dhe ta shijoni me sy të lirë. Nëse nuk dilni dot jashtë, keni disa video LIVE më poshtë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Korçë, dy të arrestuar për vjedhje

Është ndaluar 37-vjeçari me inicialet A.H, i cili ishte në kërkim për vjedhjen e një televizori dhe disa orendive shtëpiake, në banesën e një 44-vjeçareje. G...

20:30

DW: Mali i Zi në darën e një kredie kineze

Një kredi gjigande kineze për të ndërtuar një autostradë i hapi telashe Malit të Zi. Por kjo ndodh me shumë projekte kineze të "Rrugës së Re të Mëndafshit. Kina...

20:24

Rama: Kërcënimet e Greqisë janë antike

Në një intervistë për median greke ERT News, kryeministri Rama përsëriti edhe njëherë se çështja Bejleri dhe afati për betimin e tij si kryebashkiak i Himarës, ...

18:42

Nick Carter akuzohet për sulm sek*ual

Këngëtari i Backstreet Boys, Nick Carter është në telashe me ligjin pasi u akuzua për sulm seksual ndaj një vajze 15-vjeçare. Padia u ngrit në Clark County, Gjy...

16:49

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI