Flash

Protestë për Klajdin/ Del para gjykatës algjeriani që vrau shqiptarin me shtizë

Lapsi.al 30 August 2023
Protestë për Klajdin/ Del para gjykatës algjeriani që vrau

Autoritetet italiane kanë dhënë sot lejen për t’i kthyer familjes trupin e 23-vjeçarit shqiptar Klajdi Bitri të vrarë me shtizë nga një algjerian të dielën e kaluar në Sirolo të Ankonës. Që në mëngjes në morgun e Torrette është hapur një zyrë funerali ku ndodhen miqtë e 23-vjeçarit dhe vëllait të tij, 18-vjeçar.

“Do të qëndrojmë këtu derisa të nisej arkivoli” – thotë Kledian Kasa, një nga miqtë duke shtuar: “Ndoshta do të shkojë nesër, me anijen që niset nga porti i Ankonës”. Miqtë dhe vëllai i të riut do ta shoqërojnë trupin. Vendlindja e Klajdit në Lushnjë ka dërguar një autoveturë funerali për transportin me anije. Gjithashtu ka nisur një grumbullim fondesh për të ndihmuar familjen transportuar në Shqipëri trupin e viktimës.

Vrasësi del para gjyqit

Fatah Melloul, 27-vjeçari algjerian i akuzuar për “vrasjen me dashje” të Bitrit, duhet të qëndrojë në burgun e Montacuto. Gjyqtarja e Ankonës, Sonia Piermartini, para së cilës i riu doli për seancën e masës së sigurisë, ka konfirmuar ndalimin dhe ka vendosur masën e “arrestit në burg”. Gjatë seancës, por edhe marrjes në pyetje ai shfrytëzoi të drejtën për të qëndruar në heshtje.

Në ndihmë të tij ishte avokatja Sabrina Stefanelli, e cila nuk ka dashur të japë një version për ngjarjen e ndodhur. Siç dihet nga dëshmitë e njerëzve të pranishëm shkak për konfliktin u bë një mosmarrëveshje në trafik. Algjeriani është ankuar pse makina përpara tij ku udhëtonte një italian, mik i viktimës po lëvizte ngadalë.

Klajdi ka ndërhyrë për të shuar sherrin, por algjeriani ka marrë një pushkë peshkimi (fuzhnje) dhe e ka qëlluar 23-vjeçarin shqiptar i cili vdiq në vend. Sipas autopsisë, shtiza i kishte prekur zemrën dhe një pjesë të mushkërisë. Më pas algjeriani u largua me makinë me të dashurën e tij. Karabinierët e kishin mbajtur nën përgjim dhe 4 orë më vonë e prangosën duke u kthyer nga deti ku kishte shkuar për peshkim me të njëjtën shtizë.

Italianët, homazh për shqiptarin

Një tubim homazh për të kujtuar të riun shqiptar do të zhvillohet pasditen e së enjtes në Ankona. Tubimi do të zhvillohet në heshtje "pa tabela, parulla dhe pa slogane", nënvizojnë organizatorët, miq të viktimës. Aktiviteti "ka qëllimin e vetëm të mbështesë familjen e djalit. Nuk do të lejohet protesta, brohoritjet dhe çdo gjest që përcjell dhunë verbale apo fizike” – thuhet në njoftim. Organizatorët kanë kërkuar një autorizim nga Shtabi i Policisë së Ankonës "e cila ka dhënë lejen dhe ka ofruar mbështetje". ©LAPSI.al

Të këshilluara

Korçë, dy të arrestuar për vjedhje

Është ndaluar 37-vjeçari me inicialet A.H, i cili ishte në kërkim për vjedhjen e një televizori dhe disa orendive shtëpiake, në banesën e një 44-vjeçareje. G...

20:30

DW: Mali i Zi në darën e një kredie kineze

Një kredi gjigande kineze për të ndërtuar një autostradë i hapi telashe Malit të Zi. Por kjo ndodh me shumë projekte kineze të "Rrugës së Re të Mëndafshit. Kina...

20:24

Rama: Kërcënimet e Greqisë janë antike

Në një intervistë për median greke ERT News, kryeministri Rama përsëriti edhe njëherë se çështja Bejleri dhe afati për betimin e tij si kryebashkiak i Himarës, ...

18:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI