Flash

Rama: Kërcënimet e Greqisë janë antike

Lapsi.al 30 August 2023
Rama: Kërcënimet e Greqisë janë antike

Në një intervistë për median greke ERT News, kryeministri Rama përsëriti edhe njëherë se çështja Bejleri dhe afati për betimin e tij si kryebashkiak i Himarës, nuk është në dorën e tij, por të drejtësisë dhe askush nuk mund të ndërhyrë.

Në lidhje me kërcënimet e Athinës zyrtare, se kjo gjë mund të ndikojë dhe bllokojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, kreu i qeverisë e cilësoi këtë gjë antike dhe larg frymës europiane.

“Por një gjë dua të them në fund. Greqia apo Athina mendon se topi është në këtë zyrë për këtë çështje, duke lënë të nënkuptohet që nëse topi nuk shkon në atë drejtim ku e do Athina, Athina do të hakmerret me Shqipërinë, duke penguar procesin e anëtarësimit në BE, – kjo është jo evropiane dhe kjo është shumë antike sipas meje. Te Greqia unë shoh, partnerin tonë jo vetëm në Ballkan, por edhe partnerin tonë edhe në BE.

Kështu që shpresoj shumë që vendosja e bustit të kryeministrit Mitsotakis në Derviçan, çka e kam premtuar atëherë dhe nuk kam ndërmend të tërhiqem nga ai premtim pse ka sot një keqkuptim, të jetë një tjetër arsye për t’u kuptuar mirë me njëri-tjetrin, që në Tiranë, në këtë zyrë, Greqia ka një mik, një mik të vërtetë, një mik të sinqertë”, u shpreh Rama.

Të këshilluara

Nick Carter akuzohet për sulm sek*ual

Këngëtari i Backstreet Boys, Nick Carter është në telashe me ligjin pasi u akuzua për sulm seksual ndaj një vajze 15-vjeçare. Padia u ngrit në Clark County, Gjy...

16:49

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI