Flash

Rrëmbimi i Sulovarit dhe Thodhorit në Sarandë, arrestohet autori i dyshuar

Lapsi.al 30 August 2023
Rrëmbimi i Sulovarit dhe Thodhorit në Sarandë, arrestohet autori

Policia është drejt zbardhjes së ngjarjes se rëndë të ndodhur pak muaj më parë në Sarandë, ku u rrëmbyen dy shtetasit Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori.

Policia njofton se ka arrestuar autorin e rrëmbimit të tyre, ngjarje kjo e ndodhur në muajin prill të këtij viti.

29-vjeçari Albi Mecini u arrestua në flagrancë, teksa po përgatiste mjetet për kryerjen e një ngjarje kriminale.

Policia njofton se Mecini u kap me 2 çanta, brenda të cilave ishin 2 pako me rreth 21.3 kilogramë lëndë plasëse artizanale, të montuara me celularë, për shpërthim në distancë. Te dyja çantat u gjetën në afërsi të automjetit të këtij shtetasi.

Gjatë kontrollit të zonës, në një tjetër makinë, u gjetën 3 bidona me lëndë djegëse benzinë.

Nga veprimet hetimore rezulton se 29-vjeçari, në bashkëpunim me Arafat Manërkolli dhe Ervis Cukali i kishin siguruar këto mjete, me qëllim kryerjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale.

Ndërkohë, sipas hetimeve rezulton se Mecini është i përfshirë në rrëmbimin e dy 46-vjeçarët nga Saranda, Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori. Në muajin maj, ata u zhdukën pa lënë gjurmë. Policia ka shpallur në kërkim Sebastian Latajn, si bashkëpunëtor i Mecinit. Për të dy, sot Gjykata e Sarandës dha masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” .

Të këshilluara

Zgjedhjet në Kukës, PD padit KQZ-në

Partia Demokratike ka paditur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Bëhet me dije se zhvillimi i seancës është caktuar të mbahet më 1 shtator në orën 09:00. “Obj...

12:14

BE sërish apel Kosovës dhe Serbisë

BE i ka përsëritur kërkesat ndaj Kosovës dhe Serbisë për ndërmarrjen e hapave që u është kërkuar atyre për t’i krijuar kushtet për vazhdimin e dialogut, por nuk...

11:51

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI