Flash

Zyrtare/ Nga Arminia Hannover te Laçi: Bejzade merr drejtimin e kurbinasve, para ndeshjes “nostalgjike”

Lapsi.al 30 August 2023
Zyrtare/ Nga Arminia Hannover te Laçi: Bejzade merr drejtimin e

Skerdi Bejzade është trajneri i ri i Laçit. Lajmi është zyrtar dhe ish-sulmuesi i Dinamos, Vllaznisë, Partizanit e Elbasanit do të debutojë tashmë në futbollin shqiptar si trajner. Lëvizja e drejtuesve kurbinas u kuptua, në fakt, kur 48 vjeçari u shfaq duke ndjekur seancat e fundit stërvitore të Laçit dhe do të zyrtarizohet përpara përballjes me të kuqtë. Bejzade ka kryer sot edhe seancën e parë stërvitore me bardhezinjtë, që pasoi një prezantim të thjeshtë para skuadrës.

"Arusha", si e thërrasin tifozët, do të bëjë debutimin pikërisht kundër ish-Partizanit të tij. Një ndeshje nostalgjike për ish-sulmuesin e kapitenin e të kuqve që mbajti veshur fanellën në dy periudha të ndryshme: e para në 2003-05 dhe e dytë në 2010 kur hoqi dorë edhe nga futbolli i luajtur. Një rikthim interesant për herë të parë si trajner, edhe pse në pankinë Bejzade ka punuar në nivelet inferior në Gjermani me Arminia Hannover. 48 vjecari do të mundohet tashmë të lërë gjurmë me Laçin, në një kampionat që u komplikua ende pa nisur mirë.

Laçi u detyrua të ndryshojë drejtimin teknik, ende pa nisur mirë kampionati. Pas barazimit rokambolesk me Erzenin në debutimin në Superiore, Stavri Nica u largua papritur nga pankina kurbinase, të cilën e udhëhoqi në muajt e fundit të kampionatit të kaluar.

Detyra e Skerdi Bejzade në Laç komplikohet nga Alban Bushi, që për grumbullimin me U21 ka thirrur tre lojtarë bardhezinj për ndeshjet me Armeninë e Rumaninë. Ajdi Dajko, Stiven Bibo dhe Agan Mjaki janë preferuar nga Bushi e do t'i mungojnë Bejzades. Madje, Mjaki nuk mundi të aktivizohet në javën e parë, në 3-3 ndaj Ereznit, pasi lojtari duket se ka ende probleme dokumentacioni me holandezë e Groningen.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI