Flash

Alma Kaçi romuze me gazetarët "Ç'kërkove te Safet Gjici?" "Atë që kërkoni ju këtu"

Lapsi.al 31 August 2023
Alma Kaçi romuze me gazetarët "Ç'kërkove te

Alma Kaçit duket se i ka ardhur në majë të hundës me gazetarët që nuk i janë ndarë prej muajsh aktit të saj në zyrën e Safet Gjicit. Në dalje të SPAK, ku ishte për të disatën herë, gruaja nuk i ka rezistuar dot faktit se gazetarët e televizioneve e rrethojnë me mikrofonat e tyre kudo që shkojnë.

"Jeni bërë si ato lypësat e semaforit. Edhe ju lypni informacione te SPAK" u ka thënë Alma Kaçi reporterëve që prisnin një prononcim në dalje të institicionit.

"Po ti çfarë i lype Safet Gjicit?" ishte pyetja që i erdhi menjëherë në formë ngacmimi.

"Çfarë lypa?! Atë që lypni ju këtu" u shpreh Kaçi, që prej muajsh tashmë është nën një presion të madh të opinionit publik për shkak të videos që u publikua ku ajo kryen seks oral për kryebashkiakun e Kukësit në këmbim të një tenderi për menaxhimin e qenve të rrugës.

Aktualisht, Alma Kaçi është nën arrest shtëpie dhe kërkon një masë më të lehtë arresti. Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për shqyrtimin e masës së sigurisë ndaj 40 vjeçares, që u përfshi në skandalin seksual me ish kryebashkiakun e Kukësit. Safet Gjici, po hetohet në “arrest shtëpie” për akuzën e korrupsionit aktiv ndërsa tani kërkon ‘hetim në gjendje të lirë’.

Në Korrik, Kaçi dha sqarime para SPAK për videon intime ku shfaqej me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici. Ky i fundit u arrestua më 24 qershor për korrupsion pasiv pasi dyshohet se ka favorizuar Kaçin mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.

Të këshilluara

Korçë, dy të arrestuar për vjedhje

Është ndaluar 37-vjeçari me inicialet A.H, i cili ishte në kërkim për vjedhjen e një televizori dhe disa orendive shtëpiake, në banesën e një 44-vjeçareje. G...

20:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI