Flash

Bodrumspor i pret biletën, Memolla nuk pranon: nga sherri i familjarëve me Demrozin te dështimi i shitjes

Lapsi.al 31 August 2023
Bodrumspor i pret biletën, Memolla nuk pranon: nga sherri i

Joao Cancelo u kthye në aeroport nga Barcelona. Një histori e habitshme, ashtu si edhe ajo e mbrojtësit të Egnatias Hysen Memolla. 31 vjeçari është ende një lojtar i Egnatias, pavarësisht se klubi kishte pranuar ofertën e Bodrumspor dhe ai kishte akordin ekonomik të arritur.

Habia ka ndodhur në ditën e fundit të merkatos. Mbrojtësi, një nga pikat më të forta të rrogozhinasve në sezonin e kaluar, do të transferohej në Turqi, te Budrumspor. Por pikërisht kur klubi turk i kishte prerë edhe biletën e avionit 31 vjecarit, ka ardhur refuzimi i tij. Shkak është bërë një detaj aspak i parëndësishëm. Bodrumspor nuk dëshironte të firmoste kontratën në prani të menaxherit të lojtarit. Një lëvizje ndoshta për të evituar komisionet. Këtë gjë lojtari nuk e ka pranuar. Kështu që akordi, financiarisht joshës si për Egnatian ashtu edhe për lojtarin, dështoi të konkretizohej.

Memolla erdhi në janar te Egnatia, pasi mbylli aventurën në Finlandë me Lahti. 31 vjecari u bë menjëherë protagonist me përfaqësimet e tij, duke ndihmuar Egnatian të arrinte fitoren e parë të Kupës së Shqipërisë dhe kualifikimin për herë të parë në kompeticionet europiane. Ndaj kjo e rrogozhinasve ishte një lëvizje blitz dhe e papritur. Egnatia i dha aprovimin shitjes, pavarësisht se kishte refuzuar avancimet e klubit turk, gjatë fazës përgatitore të kryer në Bolu. Sigurisht që e parë në këtë këndvështrim dicka duhet të ketë ndodhur mes palëve.

Sipas asaj që filtron nga klubi, vendimi kishte lidhje me incidentin e ndodhur në ndeshjen debutuese me Skënderbeun. Gjatë momentit të zëvendësimit të thirrur nga tekniku Tetova, familjarët e Memollës kanë reaguar keq duke u konflikuar në tribuna me presidentin Demrozi. Sidoqoftë, palët në këtë pikë do të vazhdojnë bashkëpunimin, deri në fund të kontratës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI