Flash

Furnizonte me kokainë rrjetet e drogës në kryeqytet, 30-vjeçari, djali i ish-nënkryetares së bashkisë Shijak

Lapsi.al 31 August 2023
Furnizonte me kokainë rrjetet e drogës në kryeqytet,

Policia e Tiranës ditën e sotme ka sekuestruar një sasi kokaine, ndërsa në pranga kanë rënë 3 persona.

Burimet zyrtare kanë bërë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Three stars” pas hekurave ra edhe shtetasi Robert Domi. Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar për BalkanWeb se Robert Domi është djali i ish-nënkryetares së bashkisë së Shijakut, Shpresa Domi.

Domi shërbente si nënkryetare e bashkisë së Shijakut deri në vitin 2018, ku u largua nga detyra dhe tani është pedagoge.

Domi u vu në pranga së bashku me dy shtetas të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, furnizonin me lëndë narkotike kokainë, disa rrjete shpërndarësish.

Atyre iu sekuestruan 1 kg e 52 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 4 aparate celulare, 1400 euro dhe 78 900 lekë.

Të këshilluara

Korçë, dy të arrestuar për vjedhje

Është ndaluar 37-vjeçari me inicialet A.H, i cili ishte në kërkim për vjedhjen e një televizori dhe disa orendive shtëpiake, në banesën e një 44-vjeçareje. G...

20:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI