Flash

Hidhet granatë në oborrin e shtëpisë së kreut të bordit të 'Trepçës'

Lapsi.al 31 August 2023
Hidhet granatë në oborrin e shtëpisë së kreut të

Një granatë dore është hedhur mbrëmjen e 30 gushtit 2023 në oborrin e shtëpisë së kryesuesit të bordit të ndërmarrjes “Trepça”, Bahri Hyseni.

Lajmi u bë i ditur nga ndërmarrja "Trepça" përmes një njoftimi për median, ndërsa u konfirmua edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Ilmi Prekazi.

“Për këtë incident është njoftuar Policia e Kosovës që janë duke u marr me rastin. Nga ky shpërthim ka dëme të konsiderueshme materiale”, thuhet në njoftim.

Policia informon se rreth orës 07:43, të ditës së sotme ka marrë njoftimin për dy automjetet e dëmtuara dhe një pjesë të banesës gjithashtu e dëmtuar nga një mjet shpërthyes.

"Njësitë kompetente policore kanë dalë në vendngjarje për ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Është njoftuar prokurori dhe është iniciuar rasti ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, ka theksuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Ilmi Prekazi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI