Flash

Ilir Daja ia doli përsëri: Ballkani për herë të dytë radhazi në grupet e Conference League

Lapsi.al 31 August 2023
Ilir Daja ia doli përsëri: Ballkani për herë të

Ilir Daja merr revanshin e tij. Me skeptikët, ata që nuk i besuan, ata që e kritikuan e ndoshta do të vazhdojnë ta bëjnë. Ballkani i tij arrin misionin dhe kualifikuar për herë të dytë radhazi në grupet e Conference League. Kampionët e Kosovës e kishin pothuaj hipotekuar arritjen me 4-1 me përmbysje në Prishtinë. Kështu, në Hungari, Daja u mjaftua të limitonte dëmet dhe humbja 1-0 me BATE Borisov nuk i prish festën.

Ilir Daja e kishte të qartë llojin e ndeshjes që duhet të bënte skuadra e tij, e kishte provuar herë të tjera me Skënderbeun e me vetë Ballkanin sezonin e kaluar. Skuadra e tij u mbyll prapa, pa hequr dorë nga zotërimi i topit sa më gjatë mundej. BATE duhej të bënte të kundërtën, por peshonte shumë 4-1 i ndeshjes së parë. Ai që kishte certifikuar forcën e kosovarëve ndaj tyre. E kështu, goli i shënuar në minutën e 30’ nga Kontsevoi nuk i iluzionoi shumë bjellorusët.

As ata vetë nuk besonin se mund t'i shënonin dy gola të tjerë kundërshtarit. E në fakt, pas golit Ballkani e rriti lojën dhe nisi të tentonte gjithnjë e më shumë portën e bjellorusëve. Sidoqoftë, asgjë nuk ndryshoi dhe Ilir Daja mund të clironte gëzimin e tij në përfundim të ndeshjes. Ballkani kualifikohet për herë të dytë radhazi në grupe dhe është një sukses i jashtëzakonshëm për klubin kosovar e trajnerin shqiptar.

Europa Conference League Qualification

(AET) Bodo/Glimt 3-2 Sepsi OSK

HJK Helsinki 2-0 FCV Farul Constanta

Breidablik 1-0 FK Struga

APOEL Nicosia 1-2 Gent

(AP) Brann 3-3 AZ Alkmaar

FC Twente 0-1 Fenerbahce

Viktoria Plzen 3-0 Tobol Kostanay

PAOK FC 4-0 Hearts

BATE Borisov 1-0 Ballkani

Besiktas 1-0 Dynamo Kyiv

Ferencvaros 3-0 Zalgiris Vilnius

Fiorentina 2-0 Rapid Wien

NK Celje 1-1 Maccabi Tel Aviv

Partizani 1-1 FC Astana

(AET) SC Dnipro-1 1-2 Spartak Trnava

Club Brugge 2-2 Osasuna

Eintracht Frankfurt 2-0 Levski Sofia

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI