Flash

Juventus nuk rrezikon më në Champions, Ceferin: "Nuk mund të dënosh dikë pas 10 vjetësh se gaboi tani"

Lapsi.al 31 August 2023
Juventus nuk rrezikon më në Champions, Ceferin: "Nuk mund të

Aleksander Ceferin është rikthyer të flasë për përjashtimin e Juventus nga kupat evropiane të sezonit të ardhshëm: "Më duket logjike që një klub që nuk ka respektuar rregullat përjashtohet nga garat evropiane - tha presidenti i UEFA-s për l'Equipe -. Ishte një vendim nga një organizëm i pavarur, siç është Kontrolli Financiar i Klubeve".

Ceferin megjithatë ka artikuluar një frazë, që është melodi për Juventus dhe tifozët e tij. "Përjashtim i ri kur të kthehen në Champions League? Nuk mund të ndëshkosh një klub pas 10 vjetësh, nëse ka bërë diçka të gabuar tani. Nuk mund të vendosësh të përjashtosh Juven në 2028, ose kur të kualifikohet në Champions League të ardhshme”.

Lexo më tej: UEFA përjashton Juventus nga Europa e gjobë milionare: Fiorentina në Conference League

Ceferin më pas pranoi se për bardhezinjtë është një ndëshkim i rëndë sidomos nga pikëpamja ekonomike. E kjo, pavarësisht se skuadra ishte kualifikuar vetëm në Conference League, pas penalitetit të pësuar në kampionat: “Për çdo klub europian një sanksion si ai i pësuar nga bardhezinjtë është i rëndësishëm. Ai shkakton një humbje ekonomike nga 40 deri në 50 milionë euro. Nuk është gjë e vogël, sidomos nëse je një klub në vështirësi të rënda financiare”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI