Flash

Kanabis mes arës me pemë frutore, arrestohet 52-vjeçari në Fier

Lapsi.al 31 August 2023
Kanabis mes arës me pemë frutore, arrestohet 52-vjeçari në

Një 52-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi kishte kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në mes të tokës së mbjellë me pemë frutore.

Policia raporton se në pranga ka rënë shtetasi Gazmir Troka, i cili u kap teksa kujdesej për bimët narkotike.

Në përfundim të veprimeve procedurale, policia ka asgjësuar nëpërmjet djegies, 90 bimë narkotike cannabis sativa.

Detaje nga policia:

Kishte kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në mes të tokës së mbjellë me pemë frutore, kapet në flagrancë teksa kujdesej për bimët, dhe arrestohet 52-vjeçari.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, 90 bimë narkotike cannabis sativa.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në fshatra dhe në terrene malore të qarkut, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, të mbështetura nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Kafaraj”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi G. T., 52 vjeç, banues në fshatin Kafaraj, Fier.

52-vjeçari u kap në flagrancë, teksa kujdesej për bimët narkotike cannabis sativa, që i kishte kultivuar në mes të disa pemëve frutore, në tokën në pronësi të tij, në fshatin ku banonte.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u asgjësuan nëpërmjet djegies, 90 bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI