Flash

Pjesë e një bande kriminale, arrestohet shqiptari në Itali (Emri)

Lapsi.al 31 August 2023
Pjesë e një bande kriminale, arrestohet shqiptari në Itali (Emri)

Një 39-vjeçar shqiptar në Itali ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se është një person i rrezikshëm i krimit të organizuar. Lajmin e janë bërë të ditur mediat italiane, sipas të cilave, bëhet fjalë për shtetasin Binak Çela, i njohur ndryshe dhe si Daniel Popescu.

Mësohet se arrestimi i tij u bë në Romë, pasi ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2018.

Binak Çela u ndalua pas një kontrolli rutinë rrugor, ku pasi kishte parë patrullën rrugore, shqiptari tentoi të bëj një ndryshim drejtimi të automjetit, gjë që ka çuar në dyshimet e ndjekjen nga patrulla e policisë.

Në momentin e ndalimit është justifikuar se ishte një turist e nuk njihte rrugët. Por kontrolli i Policisë Italiane zbardhi identitetin e tij duke e vënë në pranga.

Arrestimi i Çela-s mund të ndihmojë policinë italiane për të hetuar e zbardhur aktivitetin kriminal të bandave shqiptare në kryeqytetin italian, Romë.

Ndaj tij rëndon akuza e ‘armëmbajtjes pa leje’ dhe e ‘grabitjes’. Hetimet e antimafias italiane konfirmojnë se ai është shumë pranë bandës kriminale me veprim në veri të Romës, që drejtohet nga ish boksieri Petrit Bardhi, e që konsiderohet nga më të fortat në këtë qytet.

Të këshilluara

Vritet një person në Malishevë të Kosovës

Një person është vrarë në fshatin Balinicë të Malishevës si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Policia e Kosovës ka njoftuar për KosovaPress se kanë arrest...

17:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI