Flash

Skadimi i afatit të borxhit 275 mln euro me Oaktree frikëson Inter: rifinancim ose shitje e klubit

Lapsi.al 31 August 2023
Skadimi i afatit të borxhit 275 mln euro me Oaktree frikëson Inter:

Priten muaj të nxehtë për Inter në frontin e shoqërisë. Në fakt, kredia prej 275 milionë euro që presidenti zikaltër Steven Zhang mori nga fondi amerikan Oaktree, do të përfundojë afatin e saj në maj të vitit 2024. Një kredi që – siç raportohet nga Il Sole 24 Ore – mes principalit dhe interesit do të kalojë shifrën e 360 milionë eurove në momentin e skadimit. Rreziku për numrin një aktual të klubit është ai që duhet t'i dorëzojë klubin kompanisë Oaktree me zbatimin e pengut. E për këtë arsye konsulentët e tij tashmë janë vënë në lëvizje për kërkimin e një zgjidhje.

Rrugët e përshkueshme, sipas të përditshmes financiare, për momentin janë dy. E para, gjetja e një zgjidhje për rifinancimin e kredisë. E dyta, kërkimi i blerësve të mundshëm. Banka amerikane e investimeve Goldman Sachs është në punë për të gjetur partnerë, me pengesën kryesore të interesave aktuale shumë të larta. Ndërsa grupi Raine, një këshilltar i njohur për rolin e tij në kalimin e Chelsea nga Roman Abramovich në konsorciumin e drejtuar nga Todd Boehly, po kërkon blerës.

Konsulentët e Raine kanë përditësuar të ashtuquajturat aktivitete të dhomës së të dhënave të Inter. Ata u kanë dhënë akses në të dhënat konfidenciale të klubit, atyre që janë të interesuar të blejnë aksione. Për momentin janë dy ose tre grupe që kanë dalë përpara, duke përfshirë një të udhëhequr nga sipërmarrësi finlandez Thomas Ziliacus, ish-ekzekutiv i Nokia dhe themelues i dy kompanive të mëdha. Në këtë rast, do të jetë thelbësore të vlerësohet soliditeti financiar i investitorëve, edhe për shkak se vlerësimi i klubit kalon një miliard euro.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI