Flash

Albi Mecini hesht për rrëmbimin e Sulovarit dhe Theodhorit

Lapsi.al 1 September 2023
Albi Mecini hesht për rrëmbimin e Sulovarit dhe Theodhorit

Pas masës arrest në burg që caktoi Gjykata e Fierit për 31.3 kg eksploziv gati për të kryer vrasje, Albi Mecini u paraqit të premten para një tjetër gjykate, këtë herë për zhdukjen e dy miqve Leonard Thodhori e Fatmir Sulovari në Sarandë. Ai nuk foli në Gjykatën ku mbërriti i shoqëruar nga forca të shumta policie, teksa ia la mbrojtjen avokatit. Për të dyja ngjarjet i besuari i Admir Tafilit, i dënuar përjetë, ka kyçur gojën, ndërsa policia thotë se disponon prova kundër tij.

Një tjetër masë sigurie arrest në burg është caktuar për Albi Mecinin, i arrestuar me mbi 21 kg eksploziv në Fier, që sipas policisë ishte nisur për të kryer një ngjarje të rëndë kriminale.

Pasi iu caktua të enjten masa e sigurisë arrest në burg për lëndën plasëse, këtë të premte, Mecini doli para gjykatës së Sarandës, për tu njohur me akuzat për rrëmbimin dhe zhdukjen e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit.

Nën masa të rrepta sigurie ai u shfaq në gjykatë, teksa ka mohuar në dëshminë paraprake të pranojë përfshirjen në zhdukjen e këtyre shtetasve. Lidhur me këtë ngjarje, autoritetet pretendojnë se disponojnë prova që e përfshijnë Mecini mes të cilave gjurmë e AND-je të 29-vjeçarit, të përftuara në një banesë ku mendohet se u mbajtën fillimisht.

Lexo më tej: Ç’po ndodh me Vetingun/ 380 gjyqtarë e prokurorë të larguar, 117 në pritje 

Për këtë ngjarje dyshohet edhe një i ri tjetër i identifikuar si Sebastian Lataj që gjithashtu është shpallur në kërkim. Gjatë operacionit policor të mërkurën, policia gjeti 3 bidonë me benzinë dhe dy karta ID, të Arafat Manërkollit, nga Dibra dhe Ervis Cukalit nga Tirana.

Të dy u shpallën në kërkim si bashkëpunëtor në planin e ngjarjes kriminale që sipas bluve mbeti në tentative. Kujtojmë se disa kohë pas rrëmbimit, Sofokli Baxherri ishte i pari që u arrestua nga policia, që rezulton ndërmjetës si qeradhënës i banesës ku dyshohet se u mbajtën të zhdukurit.

Por arrestimi i tij nuk zgjati shumë pasi gjykata e Sarandës pranoi kërkesën për masë më të butë, si ajo e detyrimit të paraqitjes. Në seancën e të premtes Ndaj Albi Mecinit, 29-vjeçari nuk ka pranuar të flasë duke ia lënë mbrojtjen avokatit të tij.

29-vjeçari me banim në Kamëz njihet si bashkëpunëtor i të dënuarit me burgim të përjetshëm Admir Tafilit, ku vite më parë organizoi arratisjen e këtij të fundit bashkë me disa të dënuar të tjerë nga burgu i Drenovës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI