Flash

BIRN: Kuvendi fillon punën me mungesë konsensusi

Lapsi.al 1 September 2023
BIRN: Kuvendi fillon punën me mungesë konsensusi

Kuvendi njoftoi se “Konferenca nuk ra dakord për miratimin e programit dhe kalendarit të punimeve të Kuvendit dhe çështja i kaloi seancës plenare” . Mbledhja u mbajt pa praninë e mediave por burime nga Kuvendi thanë për BIRN se debati u fokusua tek rendi i ditës së seancës së parë për këtë sesion.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi kërkoi që kjo seancë t'i kushtohej problemeve të zgjedhësve, sipas praktikës parlamentare të përfundimit të “Javës së gjelbër” që ishte në javën e fundit të sesionit të kaluar. Ky rend dite parashikon disa orë diskutime të lira të deputetëve pasi “Java e gjelbër” i kushtohet takimeve të tyre me zgjedhësit në zonat elektorale.

Përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë kundërshtuar me argumentin se seanca e parë e një sesioni të ri parlamentar ka natyrë ceremoniale dhe nuk mund të jetë një seancë e zakonshme parlamentare. Në kalendarin e punimeve të këtij sesioni parlamenti pritet të zgjedhë Avokatin e ri të Popullit, që mbetet peng i mosmarrëveshjeve politike prej më shumë se një viti e gjysëm.

Vetëm 7 nga 15 kandidatët për këtë detyrë kanë depozituar në Kuvend firmat e 28 deputetëve për vijimin e garës, ndërsa emri që do të arrijë të marrë votat e 3/5 e të gjithë anëtarëve pritet të dalë nga një marrëveshje politike mes palëve.

Një konsensus politik kërkon edhe rikonfigurimi dhe dhënia e një mandati të ri për Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, që ka një strukturë bipartizane. Ky komision u ngrit që në shkurt 2022, por ka bërë vetëm dy mbledhje deri më tani dhe pavarësisht mungesës së produktit, Kuvendi i ka dhënë atij mandat të ri çdo 6 muaj.

Debate politike pritet të ketë për projektligjin e ri të qeverisë për lojërat e fatit, që rikthen bastet sportive online. Në relacionit shoqërues të këtij projektligji qeveria pretendon se po e formalizon tregun e lojërave të fatit për këtë kategori loje, i cili është ushtruar në mënyrë të paligjshme që prej vitit 2018, kur u ndalua si aktivitet.

Në muajin korrik mazhoranca miratoi me forcën e kartona disa ligje të kontestuara nga opozita dhe grupime të shoqërisë civile, si ligji që parashikonte masa ndaluese për mjekët e rinj, ai për legalizimin e kanabisit mjekësor dhe një ligj që i jepte mundësinë të qëndronte për një mandat të dytë në krye të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushit, një ish-politikan në karrierë. /Reporter.al

Të këshilluara

NASA zbulon një krater të ri në Hënë

Administrata Kombëtare amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) ka zbuluar një krater të ri të vogël në Hënë, që me gjasë është krijuar nga përplasja e një...

20:38

Travis Barker shtyn papritur koncertin

Përpara datave të turneut evropian të Blink-182, Travis Barker është kthyer në shtëpi në Kaliforni. Grupi, i cili përfshin Barker, Tom DeLonge dhe Mark Hoppus, ...

18:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI