Flash

Daku e Muja kuqezi, habit Sylvinho: zbardhet lista e 25 lojtarëve për sfidat me Çekinë e Poloninë

Lapsi.al 1 September 2023
Daku e Muja kuqezi, habit Sylvinho: zbardhet lista e 25 lojtarëve për

Mirlind Daku e Arbnor Muja bashkohen me kuqezinjtë. Mes risive e rikthimeve kombëtarja shqiptare është gati të nisë përgatitjet për dy ndeshjet e ardhshme të kualifikueseve të kampionatit Europian “Gjermani 2024”. Trajneri Sylvio Mendes Campos Junior ka shpallur sot edhe listën me emrat e 25 lojtarëve të ftuar për këto sfida. Një listë që do të krijojë sigurisht debate, pavarësisht se braziliani ka rithirrur Roshin e Ajetin.

Krahasuar me ndeshjet e muajit qershor, këtë herë do të ketë ndryshime në listë. Ka emra të rinj, por edhe rikthime të rëndësishme në grupin kuqezi. Dy risitë kryesore janë emrat e sulmuesve Arbnor Muja dhe Mirlind Daku, të cilët ftohen për herë të parë me kuqezinjtë. Në mesfushë ka ndërkohë dy rikthime të rëndësishme me Klaus Gjasulën dhe Odise Roshin që janë ftuar për dy sfidat e shtatorit. Edhe në mbrojtje ka një tjetër emër që vjen pas një kohe mungesë, ai është Arlind Ajeti. Do të mungojë këtë herë mesfushori Armir Abrashi. Pjesa tjetër të listës nuk ka ndryshime, duke konfirmuar grupin e lojtarëve, që ishte i impenjuar edhe në ndeshjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe në qershor.

Kombëtarja do të nisë zyrtarisht përgatitjet ditën e hënë, datë 4 shtator, me kuqezinjtë që do të grumbullohen në Tiranë dhe stërvitjet do të zhvillohen në Shtëpinë e Futbollit. Sakaq, në prag të grumbullimit trajneri Sylvinho do të dalë në konferencë për mediat ditën e shtunë për të folur në lidhje me zgjedhjet e tij dhe objektivat për dy nga sfidat më të rëndësishme në këto kualifikuese. Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Republikës Çeke më 7 shtator. E tre ditë më pas, më 10 shtator, do të presë Poloninë në stadiumin “Air Albania”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI