Flash

Eurodeputeti austriak: Do të ishte gabim historik shtyrja e liberalizimit të vizave për Kosovën

Lapsi.al 1 September 2023
Eurodeputeti austriak: Do të ishte gabim historik shtyrja e liberalizimit

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka reaguar pasi raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk duhet të lidhet me dialogun me Serbinë.

Mandl e ka falënderuar atë për nismën, ndërsa ka thënë se shtyrja e liberalizimit do të ishte gabim historik.

‘Më vjen mirë që ndoqët nismën time Viola. Të njëjtën gjë e bëri Andrey Kovatchev, Andreas Schieder dhe Ilhan Kyuchyuk. U jam mirënjohës për këtë. Kjo është nismë ndërpartiake. Do të ishte gabim historik shtyrja e liberalizimit të vizave për Kosovën’, ka shkruar ai në Twitter.

Ndryshe, Parlamenti Evropian para disa muajsh ka njoftuar se qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza nga 1 janari 2024.

‘Pritja ka përfunduar: populli i Kosovës mund të udhëtojë pa viza në BE. Kosovarët do të lejohen të udhëtojnë në BE pa kërkuar vizë, për periudha deri në 90 ditë. Parlamenti ka miratuar marrëveshjen për udhëtimin pa viza që pritet të hyjë në fuqi më së voni deri në vitin 2024″, thuhet në njoftimin e Parlamentit Evropian.

Të këshilluara

Travis Barker shtyn papritur koncertin

Përpara datave të turneut evropian të Blink-182, Travis Barker është kthyer në shtëpi në Kaliforni. Grupi, i cili përfshin Barker, Tom DeLonge dhe Mark Hoppus, ...

18:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI