Flash

"Lamë dy pikë nga VAR". Memelli shpërthen kundër arbitres Rusta: "Bëri gati kartonin e u pendua"

Lapsi.al 1 September 2023
"Lamë dy pikë nga VAR". Memelli shpërthen kundër

“Lamë dy pikë shumë të arta. Nuk ditëm që të menaxhonim këtë avantazh parë edhe nga ritmi i lojës. U bënë disa gabime që na kushtuan në lojë. Në pjesën e dytë skuadra fitoi ritmin. Ishte VAR-i që i vendosi këto episode". Migen Memelli nuk e anashkalon aspak episodin e fundit të ndeshjes së barazuar 2-2 me Erzenin. Pikërisht ndërhyrja e VAR i anuloi golin e fitores së mundshme kuqebluve në minutën e 94'. Tekniku i Vllaznisë nuk ndalet me aq dhe sulmon arbitren Emanuela Rusta: "Nuk më pëlqeu menaxhimi i situatës që bëri Ela (Rusta red.). U bë gati të nxirrte kartonin e dytë të verdhë, por më pas u pendua".

Memelli pastaj u ndal te mënyra e lojës së kuqebluve: "Për mënyrën si u zhvillua loja, po të shikoni rastet në 90 minuta, mbajtja e topit nën zotërim, aksionet sulmuese, i kemi pasur më të shumta. Shënuam të parët, na kthyen rezultatin, barazuam sërish. Si mendoni tani, morëm një pikë, apo i lamë dy pikë?”, u shpreh Memelli.

DELIALLISI PRANON REZULTATIN

“Përveç minutave të parë, kemi dominuar totalisht në çdo lloj mënyre. Kishim hyrë në fushë për të fituar. Kështu deri në minutën e 60, kur doli nga loja Mihana. Se nuk kishim më pikë referimi për të dalë para. Ishte rezultati më i drejtë". Tekniku i Erzenit Alfred Deliallisi është koshient për problemet që ka skuadra e tij. Ashtu si një vit më parë, Erzeni sërisht është ndërtuar në pak ditë e rezultatet, gjithashtu po vijnë: "Kahrimanoviç kishte probleme me të vjella, e humbëm vetëm dy orë para ndeshjes. Vllaznia është ekip që ka luajtur në Ligën e Konferencës, ne jemi bërë për 10 ditë. Rendimenti ra në minutat e fundit, por jam i kënaqur me ekipin dhe zbatoi detyrat me përpikmëri atë që kishim bërë.

Lexo më tej: Video/ Vllaznia arrin Erzenin në të 90', plasin polemikat: Rusta i anulon kuqebluve golin e fitores në shtesë

Tekniku i shijakasve pastaj është ndalur te merkato, ku kërkesa është specifike: një sulmues. "Unë i kam kërkuar drejtuesve edhe një sulmues. Edhe sot u ndje mungesa e pikës së referimit në majë. Kundërshtari ka një lojtar si Balaj në sulm, te ne e bën Mihana jo me rol natyral. Jemi të ndërtuar me sakrificë dhe mendoj se do ia dalim me këto lloj lojtarësh. Mendoj se mund të vijë një lojtar në fund, nga bisedat me drejtuesi, dihet se si është në kampionatin shqiptar. Kush shkon në Europë apo del kampion, bën diferencën me një sulmues të mirëfilltë”, e mbylli Deliallisi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI