Flash

"Mos lëviz, nuk ka asgjë". Zbulohet audio e VAR në Juve-Bologna: Di Bello e pësoi nga Nasca, por nuk dënohet

Lapsi.al 1 September 2023
"Mos lëviz, nuk ka asgjë". Zbulohet audio e VAR në
“Nuk do ta pezulloj arbitrin Di Bello, unë nuk vendos askënd në kryq”. Në një ndërhyrje nga Coverciano Gianluca Rocchi, dizenjatori i AIA-s, u kthye të flasë në lidhje episodin e diskutuar mes Iling e Ndoye në Juve-Bologna. Në qendër të debatit ishte penalltia e pa akorduar për bolonjezët për një faull që u duk qartë, dy hapa larg portës. Por e dhëna vendimtare ka ardhur më pas, kur drejtuesit e shoqatës së arbitrave italianë bënë publike dialogët e Di Bello me arbitrat e VAR Forneau dhe Avar Nasca. “Penallti e mundshme” ishte fraza e parë e Forneau menjëherë pas faullit të Iling-Junior. Menjëherë pas kësaj, vetë Forneau u kërkoi teknikëve të tregonin kënde të tjera për të kuptuar më mirë se çfarë ndodhi. Këtu ndodh e pashpjegueshmja. Arbitri 39-vjeçar i thotë "Jo, mos lëviz, shiko" duke iu referuar mbrojtësit të Juventus. “Për mua jo” vazhdoi Nasca. E gjitha e likuiduar në pak sekonda dhe e përfunduar me "Kontrolli i përfunduar, nuk ka asgjë". "Ka patur një gabim vlerësimi për shkak të një kontrolli sipërfaqësor", komentoi Rocchi për incidentin. “Përgjegjësia e parë është e imja që dërgova Di Bello në Torino. Ai është elitar në kategori, nuk është mirë ta vendosësh në kryq – shtoi ai –. Jemi të vetëdijshëm dhe të parët që na vjen keq kur bëjmë gabime. Të tjera gabime do të ketë, nuk jemi të pagabueshëm siç do të donin të mendonin disa. Ky nuk është mesazhi që duhet të kalohet. Nuk e pezulloj Di Bello sepse nuk i pezulloj arbitrat për çështje teknike. Fatkeqësisht më është dashur ta bëj për çështje sjellje dhe disiplinore. Do të bëjë më së shumti një ose dy turne, por unë kam nevojë për të sepse sezoni është i gjatë”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI