Flash

Nacionalizmi i sëmurë serb, zyrtari në Banja Luka hipën majë skelës për emërtimin e një shkolle me ermin "Kosovë e Metohi" (VIDEO)

Lapsi.al 1 September 2023
Nacionalizmi i sëmurë serb, zyrtari në Banja Luka hipën

Një rast i paprecedent ballkanas me protagonist vetë serbët ka ndodhur në Banja Luka, kryeqendrën e Republika Srpska në Bosnje.

Është ndër ato skena që tregon se deri ku shkon nacionalizmi serb, deri në absurd, ku dhe vetë serbët hahen me njëri-tjetrin brenda këtij absurdi.

Protagonist ka qenë kryetari i Komunës së Banja Lukës, Drashko Stanivukoviç, i cili është ngjitur në skelën e një shkollë për ta emërtuar atë “Kosovë e Metohi”.

Por drejtoresha e shkollës i ka kujtuar se ajo duhet të mbajë emrin “Vuk Karaxhiç”(babai i folklorit serb) e jo “Koosvë e Metohi”.

“Drejtore, kjo është Shqipëria apo RS? Mjeshtra, ju ngjituni lart, do të ngjitem dhe unë me ju dhe askush nuk mund ta heqë…” tha Stanivukoviç, referuar emrit “Kosovë e Metohi” për të cilin këmbëngulte.

Por Tatjana Vilendeçiç, drejtoresha e shkollës fillore “Vuk Karaxhiç”, ka thënë se “pa Vuk Karaxhiç nuk ka as serbizëm, as cirilik, asgjë”, ndërsa Stanivukoviç është përgjigjur se “pa Kosovën nuk ka asgjë”.

https://www.youtube.com/watch?v=ropykYWB3sA

Të këshilluara

Nis sot viti i ri shkollor në Kosovë

Sot në Kosovë ka filluar viti shkollor 2023/24. Edhe sivjet tekstet shkollore do të subvencionohen nga shteti, por për dallim nga vitet e kaluara, kësaj radhe p...

08:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI