Flash

Nis shpërndarja e librave/ Rama: Falas për të gjithë shkollat publike 9-vjeçare

Lapsi.al 1 September 2023
Nis shpërndarja e librave/ Rama: Falas për të gjithë

Sot nis shpërndarjen e librave falas për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare.

Me anë të një mesazhi, kryeministri Edi Rama thotë se ky sistem është bërë një traditë mbështetëse e qeverisë për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes.

“Mirëmëngjesi dhe me nisjen e shpërndarjes së teksteve FALAS për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare – ku përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim – si dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë, një konkretizim tashmë tradicional i mbështetjes së qeverisë shqiptare për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Këtë vit të ri shkollor, fëmijët e klasave të dyta dhe të treta do të marrin libra të rinj falas pa qenë nevoja që t’i kthejnë ato në fund të vitit shkollor.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI