Flash

Pamje të rënda/ Policia amerikane vret 21-vjeçaren shtatzënë

Lapsi.al 1 September 2023
Pamje të rënda/ Policia amerikane vret 21-vjeçaren

Një episod i ri dhune implikon policinë amerikane. Një 21-vjeçare shtatzënë afro-amerikane e quajtur Ta'Kiya Young, nga Columbus në Ohio u qëllua për vdekje nga oficerët. Ngjarja ndodhi më 24 gusht jashtë një dyqani ushqimor në Blendon Township. Me të vdiq edhe foshnja që ajo mbante.

Autoritetet vendase kanë publikuar videon e realizuar nga kamera e trupit e agjentëve, e cila tregon momentet e fundit të jetës së 21-vjeçares. Në video duket fillimisht një polic që i afrohet makinës duke i kërkuar asaj të dilte jashtë. 21-vjeçarja drejton makinën drejt një oficeri, i cili fillimisht i bërtet të ndalojë dhe më pas e qëllon. Gruaja u vra nga një plumb i vetëm.

“Ajo ishte shtatzënë dhe nënë e dy fëmijëve të tjerë, e paarmatosur. Kjo është përtej të pajustifikueshmes”, - tha avokati i familjes, Sean Walton. "Videoja konfirmoi frikën e tyre se Ta'Kiya ishte vrarë në mënyrë të pajustifikueshme. Ishte zemërthyese të shohësh se si i morën jetën asaj në rrethana kaq qesharake" – shtoi ai.

Duket se 21-vjeçarja kishte vjedhur një shishe me alkool nga dyqani (gjë që mohohet nga avokati) dhe kur agjentët i kërkuan të dilte nga makina, ajo futi marshin dhe tentoi të largohej. Pasi ndodhi e shtëna e armës, oficerët thyen dritaren, nxorën gruan jashtë dhe filluan t’i jepnin ndihmë me një mjek të urgjencës që ndodhej në vendin e aksidentit, por as nëna dhe as vajza nuk mbijetuan. Familja e saj e denoncoi ngjarjen si “shpërdorim të rëndë të pushtetit dhe autoritetit”.

“Ajo kishte dy djem, por ishte shumë e emocionuar që do të kishte edhe një vajzë të vogël. Ajo do t'u mungojë shumë" - tha gjyshja e Nadine Young për mediat amerikane, duke e përshkruar atë si një motër më të madhe dhe një nënë të dashur. “E gjithë kjo është thjesht tragjike. Nuk duhet të kishte ndodhur kurrë”, - tha ajo.

Një zëdhënës i sindikatës së policisë tha se deklaratat për të akuzuar oficerin përpara përfundimit të hetimit ishin të parakohshme. Ndërsa shefi i policisë së qytetit të Blendon, John Belford i quajti të shtënat “një tragjedi”. Vdekja e Young pason një varg të shtënash vdekjeprurëse nga policia ndaj afrikano-amerikanëve në Ohio dhe në mbarë SHBA-në vitet e fundit, ngjarje që kanë shkaktuar protesta të gjera dhe thirrje për reformë në polici. ©LAPSI.al

Video of police fatally shooting pregnant Black woman Ta'Kiya Young set to  be released

Të këshilluara

NASA zbulon një krater të ri në Hënë

Administrata Kombëtare amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) ka zbuluar një krater të ri të vogël në Hënë, që me gjasë është krijuar nga përplasja e një...

20:38

Travis Barker shtyn papritur koncertin

Përpara datave të turneut evropian të Blink-182, Travis Barker është kthyer në shtëpi në Kaliforni. Grupi, i cili përfshin Barker, Tom DeLonge dhe Mark Hoppus, ...

18:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI