Flash

Përgjimet në SKY/ Gazetari Artan Hoxha merret në pyetje nga prokurorët belgë

Lapsi.al 1 September 2023
Përgjimet në SKY/ Gazetari Artan Hoxha merret në pyetje nga

Gazetari Artan Hoxha është marrë në pyetje nga autoritetet belge ditën e sotme. Me anë të një postimi, Hoxha shkruan se u morr në pyetje në lidhje me deklaratat që ai ka bërë për grupet kriminale si dhe përdorja e aplikacionit “SKY” për të komunikuar. Po ashtu, Hoxha ka deklaruar se nga përdorimi i këtij aplikacioni, kanë dalë shumë emra politikanësh si dhe funksionarësh shtetërorë.

"Rikthim pas më shume 14 muajsh në zyrat qendrore të Policisë Gjyqësore Federale të Belgjikës… Këta shejtanër mbajnë shënim çdo gjë dhe kanë memorie të fortë… E kishin regjistruar, që 3 vite më pare, pata denoncuar në median britanike Daily Express, se narkotrafikantët dhe krimi i organizuar shqiptar, për te shmangur gjurmimin e agjencive të ligjit, po përdornin si mjet komunikimi, rrjetin e kriptuar SkyeCC. I kanë mbushur arkivat me komunikimet e krimit te organizuar shqiptar në rrjetin e kriptuar SkyeCC aq plot, sa tani nuk po ja dalin as t’i selektojnë.

Gjithsesi, më pritën mirë… Por se ç’u tha dhe se ç’u be aty brenda, as mbaj mend gjë, as mbajta shënim gjë…. Rëndësi ka që këta federalët e Belgjikës, u janë qepur keq këtyre tanëve, sepse e kanë kthyer portin e Anverses si porti i Durrësit… Lëre pastaj plotë “Xhevahire” që janë kapur “pa dashje” për funksionaret shtetëror dhe politikanët e Shqipërisë… Gjithsesi, më mirë do të bëhet…", - shkruan gazetari Artan Hoxha në rrjetet e tij sociale. ©LAPSI.al

Të këshilluara

NASA zbulon një krater të ri në Hënë

Administrata Kombëtare amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) ka zbuluar një krater të ri të vogël në Hënë, që me gjasë është krijuar nga përplasja e një...

20:38

Travis Barker shtyn papritur koncertin

Përpara datave të turneut evropian të Blink-182, Travis Barker është kthyer në shtëpi në Kaliforni. Grupi, i cili përfshin Barker, Tom DeLonge dhe Mark Hoppus, ...

18:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI