Flash

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

Plagosja me thikë e 68-vjeçarit në Vaun e Dejës, policia: Arrestohet 21-vjeçarja

Lapsi.al 1 September 2023
Plagosja me thikë e 68-vjeçarit në Vaun e Dejës, policia:

Policia e Shkodrës ka dalë më një njoftim ditën e sotme në lidhje me plagosjen me thikë të 68-vjeçarit në Vaun e Dejës.

Policia bën me dije se 68-vjeçari vijon të jetë në spital ndërkohë që është arrestuar një 21-vjeçare, e cila akuzohet për plagosje të rëndë me dashje dhe mbajtje të armëve të ftohta.

Teksa më herët u raportua se e reja e kishte plagosur të moshuarin në formë vetëmbrojtjeje pasi ai i ishte futur në shtëpi duke tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, policia thekson se ngjarja ka ndodhur per motive të dobeta.

Njoftimi i policise:

Vau i Dejës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ata të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetases N. N., 21 vjeçe, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Mbrëmjen e djeshme, 21-vjeçarja, dyshohet se për motive të dobëta, plagosi me mjet prerës (thikë), shtetasin Z. P., 68 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë, shtetasja N. N. u identifikua dhe u shoqërua menjëherë pas ngjarjes, si dhe iu sekuestrua mjeti prerës (thikë), me të cilin kreu plagosjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI