Flash

Tentativë për përdhunim në Shkodër, 21-vjeçarja: Nuk durova dot më, mora thikën dhe e qëllova

Lapsi.al 1 September 2023
Tentativë për përdhunim në Shkodër, 21-vjeçarja:

21-vjeçarja e cila qëlloi me thikë të moshuarin Zef Paloka, ka dhënë dëshminë e saj para grupit hetimor. Ajo ka rrëfyer në polici se shkoi në shtëpi, mori një thikë dhe e goditi për vetëmbrojtje.

“Prej një viti më ngacmonte në rrugë pasi jemi afër me banesa në të njëjtën lagje. Unë nuk ia kam kthyer asnjëherë. Mbrëmë më erdhi afër banesës dhe filloi sërish të më ngacmojë ndërsa bëri edhe veprime të turpshme përpara meje. E ndodhur në këtë situatë shkova në shtëpi dhe mora një thikë duke e goditur për t’u vetëmbrojtur pasi nuk kisha rrugë tjetër”, ka dëshmuar 21-vjeçarja me iniciale N.N., e cila është arrestuar nga uniformat blu pas ngjarjes.

Paloka ka mohuar akuzat e vajzës se e ka ngacmuar seksualisht dhe se ka kryer veprime të turpshme përpara saj. 68-vjeçari nuk është arrestuar nga policia pasi deklarimet e 21-vjeçares për tentativën e përdhunimit nuk janë vërtetuar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI