Flash

Video/ Vllaznia arrin Erzenin në të 90', plasin polemikat: Rusta i anulon kuqebluve golin e fitores në shtesë

Lapsi.al 1 September 2023
Video/ Vllaznia arrin Erzenin në të 90', plasin polemikat: Rusta

Një vit më parë u mund në debutim me Erzenin, këtë herë në të dytën doli me një barazim. E megjithatë Vllaznia nuk mund të jetë e kënaqur me 2-2 e maturuar në Arena Egnatia. Nga një pikë për të dy ekipet, që kanë shpërthyer polemikat në fund kundër arbitres Emanuela Rusta dhe VAR. Fillimisht Erzeni protestoi ashpër për 11 metërshin me të cilin Balaj barazoi rezultatin, në minutën e 90'. Në fund ishte radha e kuqebluve të nervozoheshin, kur VAR i i anulon festën e fitores në të 94'.

Erzeni dhe Vllaznia ndajnë kështu pikët në ndeshjen e parë të javës së dytë të Superiores, e luajtur në Rrogozhinë. Përmbysje e kundërpërmbysje mes dy formacioneve, që e mbyllin me rezultatin 2-2. Sfida nisi më mirë për skuadrën e Memellit, që gjeti golin që në minutën e 7’ me Bekim Balaj. Sulmuesi shkodran duken krej tjetër nga ai i sezonit të kaluar. Një goditje dënimi fantastike, që nuk i la asnjë mundësi Xhikës.

[video width="768" height="428" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/vllaznia-1.mp4"][/video]

E megjithatë shijakasit u morën përsipër nga Redon Mihana, njeriu i momentit te Erzeni. Fantazisti u përgjigj po me goditje dënimi, duke e dërguar topin aty ku Qarri nuk mund të arrinte. Fantastik ekzekutimi i tij, që vlejti barazimin. Në minutën e 34’ ishte sërish Mihana i cili u pengua në zonë dhe protestoi për një 11-metërsh. Arbitrja Rusta lejoi lojën të vazhdonte.

[video width="744" height="424" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/erzeni-mihana.mp4"][/video]

Erzeni nuk e ndali presionin, duke e vënë në vështirësi kundërshtarin. Në minutën e 59’ ishte Zeka që realizoi një tjetër gol brilant në një ndeshje të tensionuar. Shijakasit përmbysin kështu shifrat, duke i shkuar pranë përsëritjes së suksesit të një viti më parë.

[video width="744" height="424" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/erzeni-2.mp4"][/video]

POLEMIKAT NË FUND

Ndodh pastaj gjithcka në fundin e lojës. Në minutën e 90’, një penallti me shumë polemika u shndërrua në gol nga Bekim Balaj. Rusta e konsideroi penallti pengimin e sulmuesit në zonë dhe tregoi pikën e bardhë, nën protestat e vendasve. Balaj barazoi, por pakënaqësia me arbitren kaloi nga shijakasit te shkodranët. Katër minuta më vonë ishte Gomes që shënoi golin e tretë për shkodranët, por VAR e anuloi për një pozicion të parregullt. Pas barazimit në transfertë me Laçin, vjen pika e dytë për Erzenin. Ndërsa, Vllaznia ndalon në kuotën katër, pasi kishte fituar 3-1 me Kukësin.

[video width="744" height="424" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/vllaznia-2.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI