Flash

Zgjedhjet e pjesshme për bashkinë e Kukësit, sot afati i fundit për regjistrimin e partive

Lapsi.al 1 September 2023
Zgjedhjet e pjesshme për bashkinë e Kukësit, sot afati i fundit

E premtja e 1 shtatorit është afati i fundit për partitë politike që do të kërkojnë të regjistrohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për vendoret e pjesshme në Kukës.

Garës së përsëritur për kryebashkiakun e ri të qytetit verior do t’i bashkohet edhe Partia Demokratike e Lulzim Bashës, që në 14 maj nuk pati kandidat të saj.

Edhe në këto zgjedhje demokratët do të konkurrojnë përballë socialistëve të përçarë ku i fituari është Edi Rama përballë dyshes Sali Berisha – Ilir Meta dhe Lulzim Basha i vetëm.

Para se gara mes tyre të nis në terren, fazën përgatitore do ta bëjnë në fushën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ilirjan Celibashi do të duhet të vendose edhe një herë se kujt i takon vula dhe logoja e PD-së me kryetar të rizgjedhur Lulzim Bashën. Partia e këtij të fundit është tashmë në betejë ligjore me KQZ-në.

Ajo e përcaktoi atë si forcë të dytë të opozitës pas Partisë së Lirisë së Ilir Metës që përfaqëson interesat politike të Sali Berishës. Nëse për PS-në dhe koalicionin “Bashkë Fitojmë” kandidatët e kanë nisur fushatën, përkatësisht me Albert Halilaj dhe Emri Vata, Partia Demokratike ende nuk e ka çertifikuar kandidatin e saj.

Deri në 8 shtator Lulzim Basha ka kohë të gjejë kandidatin e tij me të cilin do të kërkojë fitoren në Kukës. Në vendoret e majit për këshillat bashkiakë PD-ja e tij fitoi vetëm një mandat dhe për nga numri i grumbulluar i votave u rendit e 23-ta nga 40 subjektet politike në garë. Gara e 24 shtatorit do të jetë prova e parë e Lulzim Bashës kryetar të rikthyer të PD Mbetet për tu parë nëse ai do të betonizojë vendin si forcë e tretë politike siç 14 maji e pozicionoi apo do të kemi përmbysje në rezultat, të paktën brenda opozitës./Panorama

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI