Flash

Zyrtare/ Mustafë Abdullahu, talenti kosovar vishet bardheblu: kontratë 5 vjecare dhe një e ardhme si titullar

Lapsi.al 1 September 2023
Zyrtare/ Mustafë Abdullahu, talenti kosovar vishet bardheblu: kontratë

Orges Shehi e pëlqente, Tirana e kishte shënjestruar prej kohësh. Mustafë Abdullahu do të jetë portieri i ri i bardhebluve. 19 vjeçari është prezantuar zyrtarisht nga klubi dhe ka firmosur një kontratë 5 vjecare.

Dëmtimi i rëndë i portierit Gentian Selmani, i thirrur në çështje për të zëvendësuar të larguarin Bekaj, i ka detyruar kryeqytetasit të rikthehen në merkato. Bardheblutë e gjetën veten tashmë me 43 vjeçarin Ilion Lika, titullar ndaj Dinamos dhe 18 vjecarin Kiri. Mosha e të parit nuk jepte shumë garanci, ashtu si mungesa eksperiencës e djaloshit, që mund ta gjente veten të mbajë peshën e skuadrës në moment të caktuara.

Mustafë Abdullahu ishte duke u stërvitur me nënkampionët, në një lloj prove, përpara se tekniku Shehi të jepte aprovimin. Djaloshi është vërtetë i ri, por ka eksperiencë duke qenë se ka luajtur me Llapin, Ferronikelin dhe këtë sezon me Besën, ndonëse me kavajasit ka patur më shumë minuta. Abdullahu ka rënë në sy të klubeve, edhe të huaja, me nivelin e treguar dhe Besa ka refuzuar disa oferta për portierin. Mardhëniet me Tiranën, sic tregoi edhe periudha e provës para startit të Kategorisë së Parë, ishin ato që bënë diferencën. Kështu, Abdullahu është lëvizja e fundit e kryeqytetasve.

Lexo më tej: Video/ Pesë gola e tre penallti, Tirana thyen Dinamon në derbi: humbja e parë për Di Biaggio

NJOFTIMI I TIRANËS

KF Tirana njofton afrimin e portierit Mustafë Abdullahu!

Futbollistët e talentuar e kanë pasur gjithmonë derën e hapur për t'u bërë bardheblu dhe Abdullahu është njëri prej tyre.

19-vjeçari nga Kosova ka firmosur me klubin tonë kontratën 5-vjeçare.

Klubi i uron mirëseardhje portierit të ri dhe suksese me fanellën tone

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI