Flash

Gërvishti makinën e marrë me qira, merret peng një 20-vjeçar në Tiranë

Lapsi.al 2 September 2023
Gërvishti makinën e marrë me qira, merret peng një

Dy persona kanë marrë peng një 20-vjeçar, pasi gërvishti makinën e marr me qira. Mësohet se mnë pranga kanë rënë Adrian Mehmeti, 39 vjeç dhe Aqif Dervishi, 37 vjeç, të cilët jepnin makina me qira. Ndërkohë që 20-vjeçari Klejdi Lila, dëmtoi një makinë që kishte marr me qira te këta dy persona.

Dy autorët i kanë thënë se ka gërvishtur mjetin dhe i kanë marrë fillimisht 500 euro, por më vonë i kanë kërkuar dhe 2500 euro të tjera. Ditën e djeshme, i riu ka shkuar në një lokal për të takuar dy autorët e ngjarjes, por ata nuk e kanë lënë të largohet deri në momentin që do tu jepte lekët. Familjarët e të riut kanë marrë policinë, e cila më pas ka ndërhyrë duke liruar të riun dhe ka arrestuar dy shokët.

Njoftimi i Policisë:

I hoqën lirinë një shtetasi dhe e kanosën atë, për t’u dhënë një shumë parash, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas njoftimit se një shtetasi i kishin hequr lirinë për disa orë, 2 shtetas të tjerë, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u identifikuan dhe u vunë në pranga 2 autorët e dyshuar, shtetasit A. M., 39 vjeç, dhe A. D., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, në ambientet e një biznesi, i kanë hequr lirinë për disa orë, shtetasit K. L., 20 vjeç, dhe e kanë kanosur që t’u jepte atyre, një shumë parash. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI