Flash

Harruan enën në zjarr, digjet ballkoni i banesës në Berat

Lapsi.al 2 September 2023
Harruan enën në zjarr, digjet ballkoni i banesës në Berat

Një zjarr ka rënë në një ballkon në një banesë në lagjen “Kala” në Berat. Mësohet se zjarri ka rënë pasi familjarët kishin harruar tenxheren në zjarr. Pas kësaj ata ishin larguar nga banesa. Banesa është në pronësinë e shtetasit Agron Kasimi. Në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrëfikëseje duke neutralizuar flakët. Zjarri u shua në një kohë të shkurtër, duke u shmangur përhapja e tij drejt dhomave të banesës.

Fatmirësisht si pasojë e zjarrit nuk ka pasur të lënduar dhe as dëme brenda në banesë. I vetmi ambjent që pësoi dëme materiale nga zjarri ishte ballkoni, ku ndodhet soba.

Të këshilluara

Vazhdojnë të përhapen zjarret në Greqi

Zjarret pyjore po vazhdojnë të përhapen në zonën Dadia afër kufirit greko-turk, dhe zjarrfikësit nuk janë duke arritur t’i kenë nën kontroll për më shumë se dy ...

14:56

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI