Flash

Menaxheri i Taremi akuzon Milan: "Po kërkojnë justifikime, biseduan me menaxherët e gabuar"

Lapsi.al 2 September 2023
Menaxheri i Taremi akuzon Milan: "Po kërkojnë justifikime,

Ardhja e Mehdi Taremi te Milan dukej punë e kryer, pasi kuqezinjtë kishin arritur një marrëveshje me Porton. Por më pas gjithçka përfundoi në një hiç. Shkaku? Pas miratimit të portugezëve, ka pasur një distancë mes ofertës së kuqezinjve dhe kërkesës nga lojtari dhe stafi i tij. Kjo gjë përzjeu kartat në tavolinë, pasi ishte arritur një marrëveshje e mëparshme prej 1.5 milionë euro në sezon. Pedro Pinho, menaxheri i iranianit, thotë për Record një version tjetër të fakteve, duke akuzuar Milan: “Ata nuk kanë pasur kurrë kontakt me mua. Mehdi i paralajmëroi se po flisnin me menaxherin e gabuar. Por ata vazhduan kështu për dy muaj”.

“Milan i ofroi sulmuesit Taremi një rrogë 1.5 milionë euro dhe nuk ishte në përputhje me vlerën e tij”, nënvizoi menaxheri. Në fazën e negociatave “të dyta”, ai kishte kërkuar 5 milionë për sulmuesin e Porto. E për ata që e akuzojnë se ka ngritur kërkesën për të përfituar komisione, Pedro Pinho përsëriti: “Nuk erdhi kurrë puna të flisnim për komisione. Milani të tregojë prova sepse në Itali flasin shumë për këtë dhe është gënjeshtër”.

Lexo më tej: Milan heq dorë nga Broja, Mehdi Taremi i thotë 'po': arrihet akordi me Porton

Gjatë intervistës ekskluzive për Record, menaxheri i iranianit më pas nënvizoi: "Pas marrëveshjes mes klubeve, kuqezinjtë kontaktuan lojtarin që i shpjegoi se kush e përfaqësonte atë. Nuk e di pse vazhduan të flisnin me menaxherët e gabuar. Nuk mundem ta shpjegoj". Më pas sulmi direkt ndaj Milan: “Kërkojnë një kokë turku për të justifikuar mungesën e nënshkrimit me lojtarin”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI