Flash

Ndërron jetë Mohamed Al Fayed/ Dyshoi deri në fund për aksidentin e Dodit dhe Dianës

Lapsi.al 2 September 2023
Ndërron jetë Mohamed Al Fayed/ Dyshoi deri në fund për

Ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare Mohamed Al Fayed. Ai është babai i Dodi Al Fayed që humbi jetën në një aksident automobilistik së bashku me Dianën, Princeshën e Uellsit. I lindur në Egjipt, Mohamed ndërtoi një perandori biznesi në Lindjen e Mesme përpara se të transferohej në Mbretërinë e Bashkuar në vitet 1970.

Megjithatë, ai kurrë nuk e realizoi dot ambicien e tij për të marrë një pasaportë britanike. Ai i kaloi vitet e tij të fundit duke vënë gjithnjë në dyshim rrethanat e vdekjes së Dodit dhe Dianës. Al Fayed kishte mbetur kryesisht jashtë vëmendjes së publikut dekadën e fundit, duke jetuar në rezidencën e tij në Surrey me gruan e tij Heini. Klubi i Futbollit Fulham, të cilin Al Fayed e zotëroi për shumë vite njoftoi se ishte "shumë i pikëlluar kur mësoi" për vdekjen e tij. Nën pronësinë e tij, Fulham FC u ngrit nga kategoria e tretë në Premier League.

Pasuria

Al Fayed e nisi biznesin me shitjen e pijeve të gazuara në rrugët e vendlindjes së tij në Aleksandri në Egjipt për t'u bërë më pas një emër i madh në biznes. Ngjitja e tij erdhi pasi ai takoi gruan e tij të parë, Samira Khashoggi, motrën e tregtarit të armëve milioner saudit Adnan Khashoggi, i cili e punësoi në biznesin e tij në Arabinë Saudite. Kjo punë e ndihmoi atë të krijonte lidhje të reja në Egjipt. Megjithëse martesa zgjati pak më shumë se 2 vjet, Al Fayed hapi një biznes për transportet detare.

Në vitin 1966, ai u bë këshilltar i një prej njerëzve më të pasur në botë, Sulltanit të Bruneit. U transferua në Britani në vitin 1974 dhe 5 vjet më vonë bleu hotelin “Paris Ritz” me vëllain e tij, Aliun për 20 milionë funte. Ata morën më pas qendrën tregtare “Harrods” në 1985 për 615 milion £. Në 1987 themeloi Fondacionin Bamirës “Al Fayed” për të përmirësuar jetën e të rinjve të varfër, të traumatizuar dhe shumë të sëmurë.

Diana, Princess of Wales and Dodi Fayed - Timeline - Mix-d: Museum

Vdekja e Dodit dhe Dianës

Ishte nga hoteli i tij Ritz në Paris që djali i tij Dodi, një producent filmash dhe partnerja e tij e atëhershme Diana, Princesha e Uellsit u larguan para aksidentit me makinë që i vrau të dy në 1997. Al Fayed nuk e mori veten kurrë nga trauma e aksidentit duke u fiksuar pas spekulimeve rreth kësaj çështjeje. Pas një hetimi që ai vetë pagoi sugjerohej se vdekjet ishin bërë me urdhër të Princit Philip dhe me bashkëpunimin e MI6.

Owner of car Princess Diana died in wants the vehicle back

Këto u konsideruan si "teori konspirative" nga ekspertët dhe u refuzuan nga gjykatat. Al Fayed dështoi 2 herë për të siguruar shtetësinë britanike. Në rastin e dytë, në vitin 1995, i zemëruar nga refuzimi, ai i tha shtypit se kishte paguar dy ministra konservatorë për të ngritur çështjen në Dhomën e Komunëve. Të dy ministrat u larguan nga qeveria. Në vitin 2010, Al Fayed i shiti Harrods fondit të pasurisë sovrane të Katarit. Gati gjysma e çmimit të blerjes u përdor për të shlyer borxhet e kompanisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

NASA zbulon një krater të ri në Hënë

Administrata Kombëtare amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) ka zbuluar një krater të ri të vogël në Hënë, që me gjasë është krijuar nga përplasja e një...

20:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI