Flash

"Objektivi ynë? Të hamë darkë". Longo driblon pyetjen, por është euforik: "Nuk kam frikë asgjë"

Lapsi.al 2 September 2023
"Objektivi ynë? Të hamë darkë". Longo driblon

"Ky është stili ynë, ajo që duam, të fitojmë çdo ndeshje. Duam të argëtohemi me futboll, jemi të rinj dhe duam të luajmë këtë lloj futbolli. Edhe nëse luajmë ndaj një skuadre shumë të fortë si Tirana". Diego Longo është euforik pasi ndali në debutim 2-2 bardheblutë në Niko Dovana. "Nuk kam frikë nga asgjë, por edhe kam fatin që kam djem të shkëlqyer. Ndaj le të themi që kemi të njëjtin vizion dhe vullnet. Në çdo moment duhet të mundohemi të shfrytëzojmë potencialin, të argëtojmë njerëzit, të bëjmë sa më shumë pikë. Nëse shkon mirë, në rregull, dhe nëse jo, të paktën kemi bërë çdo gjë që kemi mundësinë".

Longo pastaj tregoi motivin përse Teuta nuk u tërhoq prapa edhe pas përmbysjes së rezultatit në favor të tyre: "Nëse mbyllesh ndaj Tiranës, në fund kanë shumë cilësi. Janë shumë të fortë cilësisht në krahasim me ne në këto momente. Nëse do mbylleshim do të ishte një ndeshje e shëmtuar, do të na komandonin ndeshjen. Meqë mua nuk më pëlqen të na komandojnë dhe as djemve, luajtëm lart. Kemi vendosur që të luajmë 100% ndaj të gjithëve, se ne argëtohemi duke e bërë ndaj duhet të respektojmë natyrën tonë, kjo është e gjitha".

Longo sidoqoftë refuzon të vendosë objektiva: "Në këtë moment, i vetmi vend ku do të shkojmë është të shkojmë të hamë darkë dhe pushojmë. Pastaj të mendojmë për Laçin e të mundohemi të marrim maksimumin nga ajo ndeshje. Këto janë objektivat tani, nuk mund të mendojmë për të tjerë”, tha Longo.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI